Gjykata në shtetin meksikan Jalisko, ka njoftuar se policia ka gjetur 18 qese plastike të mbushura me pjesë të prera të trupave të njerëzve në periferi të qytetit Guadalahara.
Policia mbrëmë ka gjetur gjymtyrë të trupave të njerëzve në afërsi të një autostrade, e shumica prej tyre ishin futur në qese plastike.
Këto gjymtyrë janë dërguar në laborator për ekzaminim, për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur me ta në të vërtetë.
Në nëntor të vitit të kaluar, autoritetet e sigurisë kanë gjetur 113 trupa nga një “varrezë e fshehtë” në qytetin El Salto, jo larg Gualdaharas. Gjithashtu në po të njëjtin vit janë gjetur në total 189 kufoma.
Në këtë shtet meksikan është edhe selia e kartelit Nueva Generacion Jalisko, një prej bandave më të fuqishme dhe të dhunshme në Meksikë. Ky kartel prej vitesh lufton kundër një fraksioni në Guadalahara.
Më shumë se 80 mijë njerëz cilësohen si të zhdukur që nga fillimi i luftës kundër drogës në Meksikë.