Home / Analize / Skenderbeu dhe shqiptarët sipas Woodville-it

Skenderbeu dhe shqiptarët sipas Woodville-it

Daut Dauti

Artisti dhe ilustratori anglez Richard Caton Woodville (1856-1927) e ka vizituar Shqipërinë disa herë. Woodville është i njohur për pikturat dhe vizatimet e tija nga skenat e betejave. Punimet e tija janë ndër pamjet e para të Shqipërisë që kanë depërtuar te publiku britanik. E tillë është edhe kjo pamje e botuar në ‘Illustrated London News’ dhe që paraqet disa vajza në kulme të shtëpive të kalasë në Shkodër nga ku ato, në ditën e festës së Bajramit, hedhin lule duke e përkujtuar heroin kombëtar, Skenderbeun. Edhepse është ditë feste, vajzat janë të pikëlluara.

Woodville pos vizatimeve të rëndësishme, ai edhe ka shkruar artikuj mjaft pozitiv për Shqipërinë gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit. Por, disa tregime të tija kanë karakter tabloid, siq është kjo pjesë më poshtë nga libri i kujtimeve të tija ku flitet për kujtesën e shqiptarëve për Skenderbeun por më shumë për kodoshllëkun dhe agresivitetin e disa shqiptarëve që i përshkruan Woodville.

******
‘Në këtë kohë myslimanët ishin në mes të agjërimit të ramazanit, periudhë e cila zgjatë 40 ditë, gjatë së cilës kohë u ngritet temperamenti në gjendje shumë kritike dhe ndodhin shumë ngjarje fanatike. Çdo ditë, nga momenti kur kërciste topi në mbrëmje, më është dashur t’i ha 36 darka të ndryshme, të pija raki e mastikë gjatë festimeve të natës dhe të bëhem sikur ata.

Në këtë kohë, kuzhinieri im ishte një njeri me karakter të jashtëzakonshëm. Ai ka qenë një i krishter katolik i klasës së ulët të qytetit që kishte marrë ca njohuri për jetën e evropianëve pasi që kishte qenë në shërbim si kuzhinier në konsullatën e përgjithshme britanike. Konsulli e kishte përjashtuar nga puna, mendoj që për shkak të paaftësisë së tij [kuzhinierit] që të dallonte se çka ishte e tija e çka e zotëriut të tij. Pastaj, ai kishte shkuar të punonte në profesion të njejtë në një hotel të vogël që mbahej nga dy vëllezër me prejardhje gjysmë greke nga jugu i Shqipërisë.

Sa qëndroja në hotel, ai gatuante për mua dhe kur shkova në ekspeditë e pyeta nëse dëshironte të vinte me mua. Ai u pajtua por tha se nuk mund të vinte menjëherë dhe unë mendova se ishte për shkak të çështjes së dhënies së parajmërimit për largim nga puna që duhej ta njoftonte pronarin e hotelit. Por, ai më tha se vonesa ishte shkaktuar për faktin se ai ishte kujdestari kryesor i nënës së tij, një gruaje plakë që ishte e sëmurë.

Sidoqoftë, u rregullua që unë të nisesha herët në mëngjes dhe t’a pritja në një fshat malor, disa kilometra larg Shkodrës, aty ku unë do ta kaloja natën. Ndodhi që kuzhinieri im erdhi me kohë dhe më përgaditi një darkë të shkëlqyeshme. Në mëngjes e pyeta për aranzhimin që kishte bërë për nënën e tij dhe ai, në një italishte të qalë, me të cilën gjuhë komunikonim, më tregoi se nëna ishte plakur dhe se nuk do të zgjaste shumë. Këtë e dija por dëshiroja të merrja vesh se çka kishte bërë gjatë kohës që mungoi. Ai më tregonte se sa vështirë ishte bërë që të jetohej dhe vazhdoi derisa mua më humbi durimi. Pastaj, më tregoi me shumë qetësi se si nëna e tij ishte aq plakë dhe njeri kot sa që ishte dashur që ta helmonte. Dhe, për këtë ishte ndalur prapa që ta varroste siq kërkohet nga një djalë i mirë.

Tipi ishte aq gënjeshtar sa që mu fakti që ma tregonte këtë, ishte dëshmi se ai nuk kishte bërë diçka të tillë. Por, për çdo rast, jam i sigurt se ai ishte në gjendje ta bënte këtë gjë dhe t’a hiqte qafe çdo kend që ia zinte rrugën nëse mund t’i ikte ndëshkimit.

Ai gjithmonë e quante patronen e mëparshme si “M Miri,” dhe kur i tregova se duhej ta quante “Mrs. Green,” ai pyeti “Pse? Emri i saj është 1 Miri.’ Kështu e quan edhe Konsolosi [konsulli].” Kurrë nuk ia dola që ta bindja se në Evropë nuk është e zakonshme që zonjave t’iu drejtohesh në emër.

Dy miqtë e mij më të mirë në këtë kohë kanë qenë dy shqiptarë bejlerë, që të dy pronarë të pasur tokash. Njëri e kishte emrin Betchi Churcha [?] që dmth qengj [?]. Dhe, ai për ta dëshmuar natyrën e butë të qengjit, në llogari i kishte të radhitura 40 vrasje. Vrasjen e fundit e kishte bërë vetëm disa ditë para kthimit tim në Shkodër. Ishte ngatërruar gjatë një loje bilardi dhe pastaj kishte pritur t’i vinte rasti. Kur ishte paraqitur kundërshtari i tij, e kishte vrarë nga shpina.

Betchit i pëlqeja shumë dhe për këtë ai çdo natë të ramazanit dhe gjatë Bajramit shtronte zijafete të mrekullueshme për nderë timin me vajza valltare jevge për të vallëzuar deri herët në mengjes kur binte topi për agim. Pastaj, ne tërhiqeshim në kolltuqet tona virtuoze dhe fillonte koha e agjërimit.
Miku më i ngushtë i Betchit ishte njëfar Ibrahim Kastrati. Ai i kishte në pronësi të gjitha tokat e fshatit Kastrat, në të cilin vend ka lindur Skenderbeu, patrioti i madh shqiptar, emri i vërtetët i të cilit është Georgio Kastrioti, nga i cili e ka marrë emrin ky fshat. Ky Ibrahimi, gjatë qëndrimit tim, e vrau një berber për shkak se ai guxoi t’ia kërkonte borxhin. Dhe, menjehrë pas kësaj u vra edhe ai në treg nga një malësor.

Menjëherë pas kësaj ngjarje edhe mikut tim Betchit i erdhi fundi paprtitmas. Isha shtirë në shtrat në hotelin Toshli, duke e lexuar një roman, kur papritmas i dëgjova krismat që vinin nga poshtë, bam! bam! Shikova nga dritarja dhe pashë një oficer dhe tre zapti që gjuanin me karabina winchester në holin e hotelit dhe kohë pas kohe krismat që iu ktheheshin atyre. Kur shikova poshtë, matanë kangjellave, e pashe mikun tim Betchin duke e zbrazur revolen dhe shërbëtorin e tij duke e përdorur pushkën martini. Kur iu zbraz pistoleta, ai e braktisi në drejtim të ushtarëve, vrapoi me nxitim poshtë rrugës me plagë në trup, dy në kofshë dhe një që ia kishte dëmtuar krahërorin e djathtë. Ai iku në shtëpinë e motrës së tij që ishte afër dhe e kishte kapur një pushkë snider nga muri – në Shqipëri secili i mbanë të mbushura gati – e nxorri nga dritarja dhe me dorën e majtë, ia drejtoi lejtenantit. Ky i fundit ishte një sekond më i shpejtë dhe e qëlloi mu në mes të ballit. Dhe kështu, ai la pas katër gra të veja! Nga kjo mund të shihet se qeveria turke vërtetë kishte filluar të orvatej që në këtë kohë të krijonte rend’.

Fotografia e Daut Dauti

Check Also

VOA: “Viti 2020, shqiptarët sërish me sytë nga ambasadat perëndimore”

Si sot, 30 vjet më parë, disa mijëra shqiptarë hynë në mjediset e ambasadave perëndimore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + eight =