Home / Aktualitet / Skënder Brataj në pritje të ritestimit/ Ja gjendja e tij shëndetësore

Skënder Brataj në pritje të ritestimit/ Ja gjendja e tij shëndetësore

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i cili rezultoi me koronavirus, disa ditë më parë, ka treguar sot përmes një statusi në rrjetet sociale se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar. Tashmë ai është në pritje të ritestimit për të konfirmuar nëse është shëruar nga koronavirusi.
“Një falenderim të gjithë JUVE, që asnjëherë nuk më keni lënë vetëm në këto ditë të sëmundjes, izolimit dhe karantinës. E di që nuk kam mundur t’ju përgjigjem dot të gjitha mesazheve tuaja sepse janë të shumta, prandaj ju falenderoj dhe ju vë në dijeni se gjendja ime shëndetësore është më e mirë dhe shpresoj të jetë negative prova e tamponit. Unë mendoj se ja dola falë mbështetjes tuaj, terapisë, dëshirës dhe vullnetit që kam për ta mposhtur COVID-19.
GATI, për të rifilluar përsëri betejën me këtë armik të padukshëm, por që tani e njohim më shumë se një muaj më parë, kur u paraqit para nesh.
Nëse ka pasur shprehje që nuk e kam duruar që kur jam kthyer, është shprehja e famshme: NUK BËHET,
pa e ditur për çfarë problemi flitet, për çfarë pune, pa e pasur idenë ose kompetencat profesionale! Duke ju përveshur punës, ne krijuam një shërbim të pazëvendësueshëm, siç është ai i urgjencës, të cilin shumë prej jush e kanë provuar në këto tre vitet e fundit.
NUK KA GJË QË NUK BËHET, luftë që nuk fitohet, por duhet shumë shumë punë, shumë shumë durim, shumë shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim nga të gjithë.
Dr. Skënder Brataj”, shkruan Drejtori i Urgjencës.

Check Also

Mjeku Tritan Kalo i ashpër me politikanët: “Pushoni së foluri kur nuk keni ç’të thoni”

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, me anë të një shënimi në facebook, teksa citon një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 1 =