Home / Aktualitet / Skandali me përgjigjet e tamponëve në Berat, përgjigjet shefja e epidemiologjisë: Ngatërresë

Skandali me përgjigjet e tamponëve në Berat, përgjigjet shefja e epidemiologjisë: Ngatërresë

Vonesat në përgjigjet e testimeve në Berat, Shefja e shërbimit epidemiologjik Laura Kumaraku i quan thjesht një “ngatërresë” nga ISHP-ja,ndërkohë që pacientët kanë 1 javë që marrin medikamente pasi nuk e dinë nëse janë infektuar apo jo.

Në lidhje me vonesat në përgjigjet e testimeve të kryera pranë Njësisë Vendore të Shëndetit Publik në Berat,që mbulon me testime edhe bashkinë e Urës-Vajgurore,ka reaguar shefja e shërbimit epidemiologjik në këtë institucion, Laura Kumaraku.

Ajo e ka cilësuar “ngatërresē” mosmbërritjen e përgjigjeve të testimeve të datës 12 shkurt, ndëkohë që pohon se deri tani nuk kanë ardhur as përgjigjet e dateve 16 dhe 17. Kumaraku deklaron se, pas komunikimeve që kanë kryer sot me përfaqësuesit e Institutit të Shëndetit Publik, u është komunikuar se, janë analizuar nga laboratori dhe do hidhen shumë shpejt në sistem.

Pasi të hidhen në sistem, deklaron Kumaraku, do të njoftohet pacientët. Kumaraku e quan “ngatërresë” vonesën e përgjigjeve të testimeve,ndërkohë që pacientët duke mos ditur nëse janë “pozitivë” apo jo rrezikojnë seriozisht shëndetin duke mos marrë medikamentet e nevojshme.

Kumaraku gjithashtu ka deklaruar se vetëm gjatë muajit Shkurt janë kryer 1164 testime me Rapid-test nga ku 558 prej tyre kanë rezultuar “pozitiv” dhe 415 testime me metodën PCR nga të cilat 167 kanë rezultuar “pozitiv”.

Njësitë Vendore të Shëndetit Publik në Berat, Laura Kumaraku ka deklaruar se, nga të gjitha testimet e kryera këtë muaj në Berat përqindja e rezultateve “pozitive” ka qënë 48% e testimeve të kryera.

(E.H/Faxweb.al)

Check Also

INSTAT: Femrat shqiptare të “diskriminuara” për paratë dhe kohën, në raport me BE-në

Me më pak kohë të lirë, më pak para e burime financiare, më pak mundësi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × three =