Home / Aktualitet / S’ka më dreka dhe pushime me familjen, Rama u jep urdhër të prerë drejtuesve politikë

S’ka më dreka dhe pushime me familjen, Rama u jep urdhër të prerë drejtuesve politikë

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga drejtuesit politik të PS-së në qarqe, por edhe deputetët e tij, që të shmangin drekat e darkat në restorante luksoze, duke marrë shkas nga darka e disa prej ministrave të tij në Dubai.

Rama ka kërkuar që në fundjava, çdo zyrtar i PS-së të shmangë udhëtimet me familjen dhe fotot në rrjetet sociale, por të jenë në zonat e tyre elektorale në takime me mbështetësit e tyre.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Rama, ka pasur të bëjë dhe me drejtuesit politik për qarkun e Tiranës, dy prej të cilëve duket se janë lënë në hije nga Erion Veliaj.

Rama ka kërkuar nga Ervin Bushati dhe Elisa Spiropali që jenë dhe ata aktiv në media, dhe të mos lënë të flasë vetëm Veliaj në ekran.

Në qarkun e Tiranës, PS ka tre drejtues politik, kështu që Rama ka kërkuar një angazhim të njëjtë prej të gjithëve atyre. (E.K/Faxweb.al)

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 5 =