Home / Aktualitet / Situatë e rëndë në Gumenicë të Vlorës, digjen 2 stane

Situatë e rëndë në Gumenicë të Vlorës, digjen 2 stane

Aktualisht në Gumenicë të Vlorës janë aktive 12 vatra zjarri. Një situatë tepër serioze, ndërkohë që dy helikopterë vijojnë punën për fikjen e flakëve.

Deri tani raportohet se janë djegur 2 stane në këtë fshat dhe hapësirë e madhe toke. Operacioni do të vijojë edhe më, pasi situata nuk është vënë ende nën kontroll.

Screenshot 23 2

Vatrat e zjarrit filluan të aktivizoheshin që poshtë, në Gumenicën e poshtme, një faqe e tërë mali po digjet. Në zonën e Vlorës situata është më kritike në Karaburun ku dhe atje po punohet për neutralizimin e vatrave të zjarrit.

Si flakët dhe tymi i madh është një rrezik për banorët e zonave të cilat janë përfshirë nga flakët e mëdha, shumica të vëna nga dora e njeriut, sipas autoriteteve.

Check Also

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri ka mbetur në Lezhë. Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, ka plagosur 25-vjeçarin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + three =