Home / Aktualitet / Situatë alarmante në Gjormë të Vlorës, disa familje mbesin të izoluara në stane të rrethuar nga flakët

Situatë alarmante në Gjormë të Vlorës, disa familje mbesin të izoluara në stane të rrethuar nga flakët

Situatë alarmante në Gjorm të Vlorës, burime bëjnë me dije se janë djegur 4 stane me bagëti dhe se disa familje kanë mbetur të izoluara në stane të rrethuar nga flakët.
Raportohet se përveç banesave të djegura janë shkrumbuar dhe parcela të tëra me ullinj dhe vendi është mbuluar nga tymi.

Helikopteri nuk po kryen asnjë ndërhyrje nga ajri dhe situata ka dalë jashtë kontrollit pasi zjarri mund të përhapet në drejtim të fshatrave përreth. Kryeplaku i fshatit Klodi Sinaj njoftoi se helikopteri do të ndërhynte dhe se priten forca shtesë pë një helikopter të dytë, 2 zjarrëfikëse dhe 40 ushtarë.

Check Also

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Një i plagosur me armë zjarri ka mbetur në Lezhë. Autori i dyshuar Xhulio Vokrri, ka plagosur 25-vjeçarin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + 17 =