Home / Aktualitet / Situatë alarmante në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati, dhjetëra shtëpi në ujë

Situatë alarmante në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati, dhjetëra shtëpi në ujë

Situatë alarmante në qarkun e Durrësit, si pasojë e reshjeve të shiut me sasi të mëdha të rëna gjatë natës. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit dhe daljes së lumit Erzen nga shtrati janë të rrezikuara shumë shtëpi. Numri paraprak i familjeve të rrezikuara deri më tani është 13, si pasojë e rritjes së nivelit të ujit.

Gjatë mbrëmjes së djeshmë niveli i ujit është rritur çka ka sjellë dhe rrezik përmbytjesh në zonat kryesore të qytetit, konkretisht në lagjet nr.14, nr.16, nr.17 dhe nr.18.

Rrjeti i kanalizimeve nuk e ka përballuar sasinë e rënë të reshjeve ç’ka solli dhe rritjen e ujit nëpër rrugë.

Gjatë orëvë të natës lumi Erzen doli nga shtrati, dhe përmbyti disa banesa dhe biznese. Disa banesa në zonën e Shijakut janë gjendur në ujë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Deri tani nuk dihet që të jenë evaukuar familje.

Check Also

Zbulohen detaje nga vrasje e Taulant Beqirajt

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Taulant Beqirajt në qendër të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + 1 =