Këtë të dielë në Kukës është bërë ndërhyrja për rregullimin e urës të fshatit Mgullë, e cila si pasojë e reshjeve të mëdha ishte dëmtuar. Pas ndërhyrjen e stafit të bashkisë Kukës, ura tashmë është fuksionale për gjithë banorët e zonës. Gjithashtu autoritete po punojnë për hapjen e rrugëve pas rënies së borës dhe reshjeve të shiut, ku bllokuan akese rrugore pas rënies së gurëve dhe dherave.
Sipas informcioneve në Njësinë Administrative Kalis banorët janë pa energji elektrike, pasi kabina është dëmtuar përshkak të motit të keq. Ndërkohë punonjësit e OSHE-së po punojnë për ta kthyer në normalitet.
Strukturat dhe mjetet e angazhura vijojnë të jenë në terren e në gadishmëri, për monitorimin e situatës në gjithë rrethin e Kukësit.
Njoftimi i plotë:
Situata në rrethin e Kukësit gjatë 24 orëve të fundit paraqitet si më poshtë:
Reshjet e shiut vijojnë të jenë prezente, ku mbrëmë vonë pati dhe reshje bore me dendësi të vogël. Zonat të evidentura si problematike, ku rrezikohen banesa, biznese apo toka bujqësore ( toka të përmbytura nuk ka). Me përjashtim të fshatit Tushaj, fshatit Pistë lagjia Zmakaj, ku ekipi i emergjencave ka verifikuar rrëshqitje të terrenit në Tushaj, por pa probleme për njerëzit dhe banesat.
Është ndërhyrë në rregullimin e Urës të fshatit Mgullë, e cila si pasojë e reshjeve të mëdha ishte dëmtuar. Po sot me ndërhyrjen e stafit të bashkisë ,ajo është fuksionale për gjithë banorët e zonës.
Gjendja e hidrovoreve paraqitet e mirë. Niveli i lumenjëve (në rritje por janë nën kontroll). Niveli i kaskadës së Drinit ( në rritje).
Rezervuaret deri tani nuk kanë paraqitur probleme.Gjendja në akset rrugore si rezultat i rënies gjatë gjithë ditës të shiut dhe borës është si vijon:
Janë pastruar gurët dhe dherat nëpër çdo njësi, ku njerëzit dhe fadromat, kanë punuar pa pushim, duke i mbajtur të gjitha në gadishmëri të plotë.
Është pastruar dhe hapur rruga në Njësinë Shishtavec, fshati Novosej dhe Shishtavec, pasi gjatë natës ka pasur rrëshqitje të gurëve.
Në Shtiqën rrugët janë të hapura. Në Njësinë Topojan-Xhaferraj ka patur rrëshqitje dherash, të cilat janë pastruar dhe u është hedhur kripë në të gjitha akset e njësive.
Në Njësinë Administrative Çajë ka patur rënie gurësh në rrugë, ku firma private ka marrë masa të menjëhershme për ta pastruar. Në fshatin Cernalevë është bllokuar rruga si rezultat i rënies së gurëve, ku ndërkohë po vijon puna për zgjidhjen e problemit.
Fadromat po punojnë në të gjitha drejtimet, duke mbajtur në gadishmëri të plotë të gjitha akset rrugore, në bashkëpunim me punonjësit e njësive administrative.
Furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm nuk ka munguar. Me përjashtim të Njësisë Administrative Kalis, ku kabina është dëmtuar duke shkaktuar edhe ndërprerjen e energjisë tek këta banor. Por punonjësit e OSHE-së po punojnë për ta kthyer në normalitet.
Strukturat dhe mjetet e angazhura vijojnë të jenë në terren e në gadishmëri, për monitorimin e situatës në gjithë rrethin e Kukësit.