Home / Aktualitet / Situata në Kakavijë, Meta kërkon falje: “E pafalshme, është vetëm papërgjegjshmëri e qeverisë”

Situata në Kakavijë, Meta kërkon falje: “E pafalshme, është vetëm papërgjegjshmëri e qeverisë”

Situatën kaotike të krijuar për ditë me rradhë në kufirin e Kakavijës më së shumti por edhe Kapshticës Presidenti Meta e ka quajtur si të pafalshme. Përgjegjësia sipas tij është vetëm e qeverisë.

Ishte tërësisht e parandalueshme kjo situatë, tha Presidenti Meta në një konferencë për mediat këtë të hënë.

Ditët e fundit jeni tronditur nga situata e jashtezakonshme humanitare në Kakavijë, ku mijëra emigrantë e shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshaur i lanë të braktisur e në kushte tejet të vështira.

Kam qenë e mbetem bashkëpunues me qeverinë për tu bërë pjesë e sensibilizimit e duke apeluar mbi përgjegjshmerine që secili duhet të marrë pët të kapërcyer se bashku e me sa më pak kosto situatën e pandemisë.

Situata në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga qeveria shqiptare ndaj shtetasve të saj.

Si shpesh herë, qeveria gjen justifikime duke drejtuar gishtin nga ana tjetër e kufirit.

Ndërkohë që është përgjegjesia e saj parësore te merret me shendetin e shtetasve te saj.

përgjegjësia është vetëm mbi qeverinë shqiptare, radhë ka pasur dhe në situata Normale në këtë kohë dhee Kakavija mban ngarkesë jo normale e muaji gusht mbetet tepër i ngarkuar aq më tepër në kushtet e sivjetshme. që të parandalohej ajo që tronditi të gjithë. Radhët e gjata janë të pajustifikuara nga autoritetet tona,një qeveri e pergjegjshme nuk reagon pas krijimit të situatave, por parandalon. Askush nga institucionet nuk i njoftoi qytetarët, qeveria për më tepër fajësoi dhe vetë qytetarët për krijimin e radhëve të gjata”.

Teksa kërkoi falje ne emer te shtetit shqiptar ndaj te gjithe qytetareve shqiptare qe ishin pjese e situates se krizes ne kufi, sipas kreut te shtetit, strukturat kryesore duhet te ndjekin me perparesi levizjen e shtetasve tane.

“Kerkoj ndjese ne emer te shtetit shqiptar per te gjithe qytetaret qe per dite te tera kaluan momente teper te veshtira ne pikat e kalimit kufitar me Greqine.

Jemi vend rekord për emigrantët ndaj të gjithë, e në mënyrë të vecantë kryeministri, ministrat e linjës, dhe strukturat kryesore duhet të ndjekin me përparësi lëvizjen e shtetasve tanë, të freskojnë informacionin për lëvizjen jashtë kufijve dhe të sigurojë tampon falas për emigrantët, një tampon prej 120 eurosh është i papërballueshëm, të subvencionojë tamponët dhe të marrë masat që situata të mos përsëritet në asnjë pikë të kalimit të kufirit”.

Check Also

Kaluan së bashku Covidin, Agron Llakaj i dedikon fjalë të ëmbla të shoqes

1 dhjetori është një ditë e rëndësishme për familjen e aktorit Agron Llakaj. Bashkëshortja e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + 3 =