Home / Kronike / Kronike / Situata me zjarret, Peleshi deklaratë: Situatë kritike në Karaburun dhe Llogara

Situata me zjarret, Peleshi deklaratë: Situatë kritike në Karaburun dhe Llogara

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për situatën e krijuar në Gjorm, Vlorë nga zjarret. Flakët aty kanë shkrumbuar disa shtëpi dhe stane.

Peleshi tha për mediat se ka kërkuar evakuimin e banorëve, ndërsa u shpreh se po punohet për shmangien e më të keqes. Ai bëri me dije për mediat se ka ende banorë në fshat. Peleshi deklaroi se janë tre zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe 40 ushtarë.

“Mu desh të shkëputem me një numër, relativisht të madh trupash. Rreth 40 trupa në zonën e Gjorm Gumenicës në bashkinë e Selenicës, pasi kemi një situatë të vështirë. Prej afro dy orësh është duke punuar edhe helikopteri për të shuar zjarrin që ka ardhur nga pjesa lindore dhe tani po shtrihet për shkak se era sot është tmerrësisht e pafavorshme. Kemi akoma banorë në fshat.

Sapo mbylla një telefonatë me drejtorin rajonal të policisë. I kam ritheksuar nevojën për evakuim të njerëzve. Të mbajmë jashtë rrezikut njerëzit dhe më pas pasurinë e tyre. Kemi sjellë dy zjarrfikës nga FA, një tjetër po vjen nga bashkia e Vlorës. 40 trupa mbërrijnë nga momenti në moment nga FA. Do shpresojmë dhe punojmë që të shmangim më të keqen”, tha Peleshi.

Check Also

Japonezi ‘ngec’ në Shqipëri/ Kapet në aeroport, habit me deklaratën

Pas mbylljes së hetimeve nga ana e Prokurorisë, në Gjykatën e Tiranës ka mbërritur kërkesa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 6 =