Home / Kronike / Kronike / Situata me zjarret në Gjirokastër përshkallëzohet më tej, niset me urgjencë në spital një ushtar

Situata me zjarret në Gjirokastër përshkallëzohet më tej, niset me urgjencë në spital një ushtar

Një ushtar i Forcave të Armatosura është dërguar në gjendje asfiksie drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.

Raportohet se efektivi i FA-ve ishte i përfshirë në operacionin e ndërhyrjes kundër zjarreve në fshatin Krinë, Njësia Administrative Antigone, Bashkia Gjirokastër.

Mësohet se gjendja e ushtarit është e rëndë.

Ndërkohë, drejt Tiranës është nisur me urgjencë bashkëshortja e Andrea Haxhiajt, i cili humbi jetën ditën e sotme si pasojë e flakëve në fshatin “Asim Zeneli”.

Gruaja po dërgohet drejt Tiranës për të marrë ndihmë të specializuar.

Check Also

Japonezi ‘ngec’ në Shqipëri/ Kapet në aeroport, habit me deklaratën

Pas mbylljes së hetimeve nga ana e Prokurorisë, në Gjykatën e Tiranës ka mbërritur kërkesa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × one =