Home / Aktualitet / Situata me COVID-19 nuk gjen qetësi, shifrat vazhdojnë të rriten frikshëm

Situata me COVID-19 nuk gjen qetësi, shifrat vazhdojnë të rriten frikshëm

Sërish shifra alarmante! Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit 13 persona kanë humbur jetën nga COVID, ndërsa është regjistruar edhe rekord infeksionesh të reja, ekzaktësisht 1 130 të tilla.

Autoritetet raportojnë se janë kryer 4539 testime dhe 1130 rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki:

535 raste në Tiranë, 82 në Elbasan, 59 në Kurbin, 46 në Durrës, nga 35 raste në Fier, Vlorë, 25 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Berat, 18 në Shkodër, 16 në Kavajë, nga 15 raste në Lezhë, Mirditë, 14 në Pogradec, 13 në Kamëz, 12 në Kukës, 11 në Ura Vajgurore, 10 në Delvinë, 9 në Lushnje, nga 8 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 7 raste në Krujë, Dibër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Përmet, Cerrik, nga 5 raste në Librazhd, Divjakë, Roskovec, Peqin, Patos, nga 4 raste në Has, Tropojë, Mallakastër, Gjirokastër, Memaliaj, Vorë, nga 3 raste në Prrenjas, Skrapar, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Tepelenë, Belsh, Bulqizë, Shijak, Maliq, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Himarë, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.”

Lajmi i rëndë është se një 28 vjeçari, pak ditë pasi kishte lindur, humbi jetën nga COVID. Tirana regjistroi sërish numër alarmant viktimash, ku nga 13 në total, 6 u regjistruar në kryeqytet.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 6 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Klosi, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 28 -80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.” 

Check Also

Paralajmërimi i OBSH-së: Pandemia nuk do të largohet deri në fund të vitit

Drejtori i urgjencave të OBSH-së Michael Ryan tha se mund të jetë e mundur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − twelve =