Home / Editorial / SISTEMI I KUFARIZMIT POLITIK NË SHQIPËRI

SISTEMI I KUFARIZMIT POLITIK NË SHQIPËRI

Nga MRSC. Besim DËRVISHI-

Akademiku Artan Fuga thote se ne Shqiperi sundon kultura e frikes, sepse te heqin nga puna. Per mua nuk eshte vetem kaq. Ne Shqiperi pas vitit 1990 u instalua sistemi politik Cosa -Nostra. Nje sistem i tille vepronte ne vende ku sundon pushteti i “forces se gjerave” dhe jo ligjshmeria. Ky sistem eshte karakteristik i vendeve si Italia e Jugut dhe Sicili, Korsik, Kolumbi. Ne keto te ashtequajtura sisteme demokratike cdo rezultat arrihet me ane te forces. Qe nga kapja e nje vendi pune, marja e nje tenderi apo koncensioni dhe deri tek manipulimi i votes me menyra dhe forma nga me te ndryshmet me qellim per te kapur edhe pushtetin politik. Sic e kemi thene perfaqsuesi me legjendar i kesaj te ashtequajture “OMGJ-je Demokratike” nese mund te shprehemi me kete epitet, ka qene ish Presidenti i Sicilise Toto Kufaro.

Por cfare eshte “Kufarizmi”?
Kufarizmi” eshte rryme pseudopolitike, antishoqerore me tipare thellesishte mafioze e lindur ne Sicili. Ajo e ka mare emrin nga nje politikan i quajtur Toto Kufaro ish president i Sicilise ne vitin 2001 dhe 2006. Kufaro u be i njohur ne vitin 1991 kur gjate nje debate drejteperdrejte ne televizion sulmoje gjykatesin Falkone dhe gazetarin Mauricio Kostanco se gjoja kishin nje plan kunder Partise Demokristiane.

Kufarizmi eshte nje rryme e cila bazohet tek interesi i ndersjellte midis partise dhe grupeve okulte. Kufaro shfaqej ne publik si njeri babaxhan, si shpetimtar i elektoratit dhe zgjidhesi i halleve me shkop magjik. Pseudonimi i tij ishte “Toto Kiss -Kiss”, ngase ai pelqente te puthte cdo njeri qe takonte per tu treguar sa me “popullor” me elektoratin. Ishte nje politikan qe sipas gazetarve mbante mend emrat e nje milion votuesve, madje emrat e femijeve te tyre, grave te tyre, adresat e shtepive te tyre, hallet familjare te tyre. “Kufarizmi” ishte nje sistem qeverises qe bazohej ne akumulimin dhe administrimin e te mirave publike, pastaj rishperndarjen e tyre duke i shnderruar qytetaret ne argat te partive te korruptuara politike. “Kufarizmi” eshte nje rryme ku mafia bene politiken.

Sistemi politik i ngritur ne Shqiperi është një sistem “KUFARISTE”. Në asnjë vëndë demokratik perendimor nuk merren zyrat e partive me ndarjen e punëve publike, koncensioneve, posteve publike, dhënien e licensave. Zyrat e shteti (zyra e punës, zyrat e ministrive përkatese, zyrat e bashkive) nuk funksionojnë sepse keto punë bëhen nga zyrat e partive. Shteti ka rënë përfundimisht. Selit e partive politike jane shnderruar ne vende ku akumulohen dhe administrohen te mirat publike dhe materiale si puna, licensat, koncensionet e tjera. Pastaj keto te mira publike rishperndahen sipas “Meritave partiake” ose “Meritave te personave qe kane kontribuar me shume ne fushen financiare per fitoren e partise”. Kjo menyre operimi bene te mundur qe qytetare e Shqiperise te shnderrohen pa e kuptuar ne vasal te partive politike. Pra zyrat e partive ne qender dhe ne baze, funksionojne si zyra pune. Zyra ku ndahen koncesionet. Punet publike. Zyra ku jepen licensat. Duke vepruan ne kete menyre ato kryejn punen e disa zyrave te shtetit.
E vetmja zgjidhje eshte largimi nga ky sistem qeverises mafiozo- kufariste, dhe nga kjo praktike operimi. Kjo kerkon shume mund dhe djerse por edhe energji te reja.

Check Also

Me letra fallco, si po trafikon krimi i organizuar shqiptarët drejt Anglisë

Krimi i organizuar shqiptar dhe ai gjeorgjian po shfrytëzon territorin e Irlandës si tranzit për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + 13 =