Home / Bota / Sipas Grenellit, SHBA-ja nxiti Evropën të mendojë për liberalizim vizash për Kosovën

Sipas Grenellit, SHBA-ja nxiti Evropën të mendojë për liberalizim vizash për Kosovën

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se fokusi i SHBA-së në normalizimin ekonomik mes dy vendeve ka motivuar evropianët të merren me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Duke komentuar kërkesën e eurodeputetëve drejtuar Gjermanisë që gjatë kryesimit të Bashkimit Evropian nga ky shtet, të liberalizohen vizat për Kosovën, Grenell është shprehur se ky lajm është i mirëpritur.

“Më në fund. Ky është lajm i mirëpritur madje edhe nëse vlen për vetëm disa industri të caktuara biznesi. Fokusi i SHBA-së në normalizimin ekonomik ka nxitur të merren hapa nga evropianët”, ka shkruar ai në Twitter.

Check Also

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë/ BE e gatshme të ndez frymën e bashkëpunimit mes palëve

Gjermania dhe Franca dëshirojnë të rigjallërojnë dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Samiti mbahet të premten. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − six =