Home / Bota / Sipas disa teorive i ftohti ndihmon në përhapjen e COVID-19. Lind pyetja pse Rusia një vendi i ftohtë ka kaq pak të infektuar?

Sipas disa teorive i ftohti ndihmon në përhapjen e COVID-19. Lind pyetja pse Rusia një vendi i ftohtë ka kaq pak të infektuar?

Presidenti rus, Vladimir Putin, u shpreh gjatë kësaj jave se vendi i tij ja ka dalë të menaxhojë situatën e përhapjes së koronavirusit. Sipas tij, deri më tani çdo gjë është nën kontroll, falë masave të marra për të mbajtur popullin larg infektimit.

Por a është vërtet situata nën kontrroll? Nëse po, çfarë strategjie po ndjek Rusia ndryshe nga pjesa tjetër e botës?

Deri më tani, numri i të infektuarëve në Rusi është shumë i ulët, duke marrë parasysh kufirin me Kinën dhe që rasti i parë me COVID-19 është shënuar që prej janarit. Rusia ka një popullsi prej 146 milionë banorë dhe vetëm 253 prej tyre kanë rezultuar të infektuar.

Masat e marra që herët, mbyllja e kufirit me Kinën që prej 30 janarit dhe vendosja e shpejtë e zonave të projektuara për karantinë, ka ndihmuar që përhapja të mos jetë masive.

Që prej janarit, Rusia ka ndjekur këshillën numër 1 të OBSH-së që është testimi masiv i popullsisë.

Testimi i njerëzve, identifikimi i shpejtë i rasteve, izolimi dhe gjithë masat e tjera të rekomanduara, ky vend i mori në kohën e duhur. Edhe distancimin social, Rusia është një nga vendet që e filloi më herët.

Rusia ka nisur të testojë njerëzit që prej fillimit të shkurtit, përfshi këtu të gjithë aeroportet e mbushura me njërëz që vinin kryesisht nga Irani, Kina apo Korea e Jugut. Pjesa më e madhe e të infektuarëve në Rusi ka ardhur nga Italia dhe kjo sepse njerëzit që vinin nga Italia nuk u testuan në kohë.

Pavarësisht kësaj, Putin u shpreh se edhe qeveria ndoshta nuk ka statistikat e një numri të saktë të infektuarish i cili mund të jetë edhe më i madh se aq, pasi një pjesë e mirë e njerëzve nuk tregojnë, ose e kalojnë pa simptoma.

Vetëm këtë javë, numri i të infektuarëve është rritur. Çdo ditë, Rusia konfirmon 30, 40 raste të reja dhe numri i testimeve po zgjerohet ndjeshëm. Paralel me situatën, edhe qeveria ka përshkallëzuar masat, duke pezulluar çdo event dhe mbyllur kufinjtë.

M.C

Check Also

Koronavirusi/Izolimi po jep rezultatet e pritura,shumë shpejt ky shtet do t’i kthehet normalitetit

Qytetarët në Danimarkë duket se kanë respektuar vetëizolimin, aq sa kryeministrja është shprehur shpresëplotë se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 1 =