Home / Aktualitet / Silva Bino përplaset “ashpër” me Tritan Shehun: Ke harruar mjekësinë…

Silva Bino përplaset “ashpër” me Tritan Shehun: Ke harruar mjekësinë…

Infektimi i epidemiologut Pëllumb Pipero pas vaksinimit rreth dhjetë ditë më parë ka shkaktuar debat në opinionin publik rreth efektivitetit të saj.

E njëjta gjë po diskutohet sot në mbrëmje në Open në Top Channel. Në debat të ashpër janë përfshirë Tritan Shehu dhe shefja e ISHP-së, Silva Bino.

Shehu hodhi akuza se nuk dihet se si vaksina është sjellë në Shqipëri dhe a kanë pasur mbrojtjen e duhur për të ruajtur cilësinë e tyre.

Ai hasi në kundërshti me Silva Binon e cila reagoi ashpër duke i thënë: “Ke harruar mjekësinë, po ja fut komplet kot dhe je në gabim”.

“Po qetësohu fillimisht, se kështu nuk do dëgjohemi, s’po më le të flas, unë nuk thashë që ka efekt anësor vaksina, nuk më ke dëgjuar mirë, se doktoresha nuk i di rregullat e vigjilencës së barnave,” u përgjigj Shehu./TCH

Check Also

Lufta me COVID-19 / Vjen lajmi i mirë nga Kina

Autoritetet shëndetësore kineze njoftuan sot se kanë miratuar dy vaksina të reja kundër Covid, për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × five =