Home / Aktualitet / Si u përhap një ‘fakenews’ për vdekjen e Mirush Kabashit

Si u përhap një ‘fakenews’ për vdekjen e Mirush Kabashit

Në orët e pasdites së sotme, një lajm qarkulloi me shpejtësi nëpër rrjetet sociale ku thuhej se aktori Mirush Kabashi kishte ndërruar jetë.

Ky rezultoi të ishte një ‘fakenews’ pasi gjendja e aktorit të mirënjohur është shumë e mirë dhe për këtë është shprehur edhe vetë Mirush Kbasahi.

Kabashi tha se shkak për përhapjen e këtij lajmi të rremë ishte deklarata që ai kishte bërë për largimin nga jeta të aktorit Pirro Mani. Sipas tij kjo deklaratë ishte keqkuptuar nga një mësuese në Shkodër dhe pasi ajo e kishte shpërndarë si lajm, u bë viral në rrjetet sociale.

Pra fatmirësisht aktori i mirënjohur është shëndoshë e mirë dhe lajmet që kanë qarkulluar kanë qenë si pasojë e një keqkuptimi që më pas u bë viral nëpër rrjetet sociale.

Check Also

VIDEO/ Temperaturat e larta bëjnë të veten, turistja zhvishet nudo dhe lahet në mes të Romës

Temperaturat e larta kanë “detyruar” një vajzë të re në Romë, të zhvishet nudo dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × three =