Home / Aktualitet / Si t’i thoni dikujt që vjen aromë të pakëndshme, por pa e ofenduar

Si t’i thoni dikujt që vjen aromë të pakëndshme, por pa e ofenduar

Të kesh pranë një person që mban aromë të pakëndshme është jo vetëm e besdisshme, por edhe e sikletshme në të njëjtën kohë. Ti do t’ja thuash, por s’ja thua dot.  Sepse problemi është që ata vetë shpeshherë nuk e kuptojnë, prandaj duhet gjetur një mënyrë për të mos i ofenduar. Për këtë qëllim, ekziston një mënyrë diplomatike për të përmirësuar jetën tuaj dhe të personit tjetër.

Përgatituni për të bërë bisedën

Ky është hapi i parë. Duhet që fillimisht t’ia thoni vetes tuaj atë çfarë keni në mendje dhe më pas një miku të ngushtë për t’i kërkuar këshillë. Kur të përgatisni fjalimin, mbani në mendje faktin që zakonisht erërat e këqija mund të vinë edhe si pasojë e sëmundjeve apo problemeve të tjera të shëndetit. Përshembull, në periudha depresioni, disa njerëz harrojnë të lahen apo të ndërrojnë rrobat. Ndërkohë, që ka edhe aromëra që janë biologjike dhe shumë unike. Ato formohen nga faktorë fiziologjikë dhe personalë dhe kultura të ndryshme nuk reagojnë njëlloj ndaj të gjitha aromërave.

Gjej momentin e përshtatshëm për t’ja thënë

Ky hap është shumë i rëndësishëm, sepse bëhet fjalë për një bisedë shumë delikate. Nuk do donit t’ia thonit papritur, nga asgjëja, pasi në këtë mënyrë do e fyenit. Kështu që zgjidhni momentin e duhur duke patur parasysh: bëjeni në fund të ditës, kur të jeni duke u kthyer për në shtëpi dhe keni më shumë kohë për të folur. Ose mund ta bëni në sapo e takoni në mëngjes, në mënyrë që të ketë gjithë ditën në dispozicion për të përpunuar bisedën.

Biseda duhet bërë patjetër në privatësi të plotë. T’i thuash dikujt se mban aromë të keqe në prani të të gjithëve, do ishte shumë e papërshtatshme. Kështu që për ta realizuar këtë gjë, shkëputeni nga grupi me kujdes dhe pa tërhequr vëmendje. Por, mund të konsideroni dhe dërgimin e një e-maili anonim nëse nuk e gjeni dot mundësinë për t’ja thënë personalisht.

Si ta nisni bisedën?

Duhet të shprehni që në fillim faktin që kjo do jetë një bisedë e çuditshme. Kështu që duhet të thyeni akullin me një fjali miqësore dhe interesante. Ka disa mënyra për ta bërë këtë gjë: duke i bërë një kompliment, si për shembull: “flokët e tua duken shumë mirë këto kohë, por kam vënë re që duken pak si të shkëlqyeshme. Mos po përdor shampon e gabuar?”

Çfarë duhet të keni parasysh gjatë bisedës

Tregohuni të drejpërdrejtë, të sinqertë, por edhe të sjellshëm. Kjo është një mundësi që ju vjen vetëm njëherë dhe s’do doni ta çoni dëm. Nuk duhet t’i bini rrotull muhabetit apo të gjeni mënyra të stërholluara për ta thënë. Të thuash pak, është të thuash shumë!

Ofro një zgjidhje!

Nëse mund të sugjeroni një arsye të mundshme se përse ndodh kjo gjë, do të ishte zgjidhja perfekte! Edhe nëse është një gënjeshtër e bardhë, kjo gjë do të ndihmonte që të kalohej pa shumë siklet e gjithë kjo situatë. Më poshtë, ka disa arsye që mund të sugjeroni:

Aroma e keqe e frymës mund të shkaktohet nga disa lloje ushqimesh, ose mund të ndodhë që aroma e tyre të zhvendoset dhe të qëndrojë në veshje.

Materialitet sintetike ruajnë aromërat për një kohë të gjatë dhe nëse miku juaj ka veshur një gjë të tillë, mund t’i sugjeroni një deodorant.

Mund të ndodhë që personi në fjalë sapo ka mbaruar aktivitetin fizik dhe ju nuk jeni në dijeni të kësaj gjëje. Edhe në këtë rast, duhet të tregoni kujdes!

Sigurohuni që para kësaj bisede të mbani mend sëmundjet apo problemet e tjera me shëndetin që një person mund të ketë.

Check Also

Përleshje masive në Jerusalemin Lindor, mbi 100 persona të plagosur

Një numër personash janë plagosur në përleshjet në Jerusalemin Lindor në mes të aktivistëve hebrenj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + 9 =