Home / Shendeti / Si të shpëtoni nga lythat në kushte shtëpie

Si të shpëtoni nga lythat në kushte shtëpie

Lythat shkaktohen nga virusi human papilloma, i cili ka mbi 100 lloje, dhe këto lloje të ndryshme ndikojnë në mënyra të ndryshme, në varësi të sistemit imunitar që ka çdo njeri.

Viruset që shkaktojnë lythat e zakonshme, janë relativisht të padëmshme, ndërsa llojet e tjera mund të paraqesin probleme serioze. Fakti se lythat i shkakton një virus, do të thotë se ato mund të përhapen në trup. Lythat mund të qëndrojnë në sipërfaqe minimumi për 6 muaj, 2 vjet apo për një periudhë kohore edhe më të gjatë. Mënyrat që do t’ju përmendim mund t’i bëni lehtësisht në shtëpi .

Uthull molle

Kjo mënyrë përmban veti të forta inflamatore, të cilat janë shumë efektive për të hequr bakteret dhe virusin që shkakton lythat. Lani zonën që keni lytha para dhe pas përdorimit dhe aplikojeni uthullën me anë të një pambuku. Përdoreni këtë mënyrë para se të flini, në mënyrë që zona me lythë të qëndrojë e lyer për një kohë të gjatë. Përdoreni çdo ditë derisa lythat t’ju zhduken.

Hudhra

Shtypni hudhra dhe me lëngun e saj lyeni zonat problematike. Bëjeni këtë gjë dy herë në ditë, derisa lythat të zhduken.

Mjaltë i papërpunuar

Kjo është një nga mënyrat më efektive. Lyeni zonën me lytha, me mjaltë të papërpunuar, dhe me ndihmën e një fashe lidheni pjesën me lytha dhe lëreni 24 orë. Përsëritni të njëjtën gjë çdo ditë.

Check Also

Ju bezdis aroma e pakëndshme e këpucëve? Ja si ta eleminoni atë

Era e pakëndshme e këpucëve na bezdis të gjithëve pa përjashtim. Bakteret në këpucë mund …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 3 =