Home / Kryesore / Si të mbrohemi nga COVID-19? Ja tre gjërat që duhet të bëni sipas studimit të fundit

Si të mbrohemi nga COVID-19? Ja tre gjërat që duhet të bëni sipas studimit të fundit

Teksa numri i viktimave si pasojë e covid ka shkuar 620 mijë dhe ai i të prekurve i ka kaluar 15 milionë, një studim i ri thotë se virusi mund të mundet me vetëm 3 rregulla të thjeshta, pa qenë nevoja për vaksinë, e cila për më tepër nuk është zbuluar ende.

Dhe bëhet fjalë për larjen e duarve, ruajtjen e distancës fizike dhe përdorimin e maskës. Publikuar në “PLoS Medicine”, studimi thotë se edhe izolimi nuk mund të jetë efikas nëse njerëzit nuk i respektojnë këto 3 rregulla bazë.

Autorët thonë se qeveritë duhet të edukojnë publikun në lidhje me mënyrën se si përhapet virusi dhe të rrisë vetëdijen për rolin thelbësor të vetëdistancimit, larjes së duarve dhe përdorimin e maskave, si mënyra e vetme per të kontrolluar Covid-19.

Në lidhje me rëndësinë e maskës ka ndryshuar qëndrim edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili u ka kërkuar amerikanëve ta mbajnë atë, vetëm pak ditë nga deklarata e tij e fundit se nuk mund të detyronte popullin e tij për një gjë të tillë.

Zbutja e retorikës erdhi pas përkeqësimit të situatës në Shtetet e Bashkuara, ku 24 orët e fundit humbën jetën 1100 persona dhe pati 67 mijë raste të reja, duke e çuar numrin total të të infektuarve në mbi 4 milionë.

Për të bindur amerikanët, Trump nxorri një maskë nga xhepi, duke thënë se para se të përmirësohet, gjendja fillimisht do të përkeqësohet.

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + 6 =