Home / Kronike / Si nisi sherri mes dy shpërndarësve të drogës në Durrës (Detajet)

Si nisi sherri mes dy shpërndarësve të drogës në Durrës (Detajet)

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Burime për gazetaren e ‘FaxNews’, Kloida Gjuzi, bëjnë me dije se personi i plagosur me armë zjarri është Arbër Tivari.

Arbër Tivari është një emër jo pak i njohur për blutë e kryeqytetit, pasi ai është arrestuar më parë për kanosje, shpërndarje lëndësh narkotike në sasi të vogla dhe armëmbajtje pa leje.

Autori i plagosjes me armë është identifikuar si Ardit Buçpapa, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve, konflikti mes tyre ka nisur pasi Tivari i ka përplasur lehtë mjetin autorit të dyshuar, Buçpepa, ndërsa ky i fundit i ka kërkuar para për dënim. Tivari ka refuzuar t’i paguajë dëmin Buçpepes, ndërsa ky i fundit e ka kërcënuar dhe është larguar për të marrë armën.

Ndërkohë burime nga policia thonë se Tivari dhe Buçpepe janë konfliktuar për punë droge, pasi të dy janë shpërndarës të lëndës narkotike.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjares.

(R.G/Faxweb.al)

Check Also

Sondazhi i IDN/ Policia e Shtetit është e korruptuar

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim publikon intervistat me publikun: Policia e Shtetit është e politizuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + four =