Home / Aktualitet / “Si në një betejë të vërtet,por këtë radhë me një armik të pa dukshëm”/Mjeku Pipero publikon fotot nga spitali

“Si në një betejë të vërtet,por këtë radhë me një armik të pa dukshëm”/Mjeku Pipero publikon fotot nga spitali

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka publikuar pamje nga brenda Spitalit të Infektivit në Tiranë ndërsa pohon se pavionët e tij njëri pas tjetrit po futen në betejë.

Postimi i plotë:

Si ne nje beteje te vertete, por kete radhe me nje armik te pa dukshem dhe shume vrastar, shume tinzar dhe ende te pa njohur mire nga shkenca mjekesore, pavjonet e spitalit infektiv njeri pas tjetrit po hyjne ne beteje. Keta mjeke e infermiere jane nje pjese e ekipit te talentuar, puneshume e fjalepak, te perkushtuar deri ne fund per ta fituar betejen me covid 19. Ne sot kemi ne spital 72 paciente, secili me probleme nga te lehta deri shume te renda shendetesore, por kemi edhe 17 te sheruar, edhe pse ju duhet ende te qendrojne ne shtepi. Ne jemi ne detyre, per t’ju sherbyer juve, Ju te dashur qytetare qendroni ne shtepi per te mos rene ne kontakt me virusin. Se bashku do e fitojme kete beteje, se lufta vazhdon. Ne bluzat e bardha e kemi gjithe jeten sfide,gjithe jeten lufte me agjentet mikrobike, bacterie apo viruse qofshin ato, sikunder eshte dhe Covid 19. Se bashku ja dalim, se bashku do fitojme!

Image may contain: 3 people, indoor

 

Image may contain: 2 people, people standing

Image may contain: one or more people, people standing and indoor

Image may contain: one or more people and close-up

M.C

Check Also

Presidenti i PE: Vendet e BE-së, duhet të arrijnë një marrëveshje, ose kriza ekonomike do të thellohet

Vendet anëtare të Bashkimit Europian duhet të arrijnë marrëveshje për një plan të rimëkëmbjes së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

9 + eighteen =