Home / Aktualitet / Si duhet votuar? Celibashi jep sqarimet e fundit për ditën e votimit

Si duhet votuar? Celibashi jep sqarimet e fundit për ditën e votimit

Celibashi:

Për zgjedhsit doja të risillja në vëmendje informacionet, në cdo qendër votimi do të votohet me një fletë votimi, ku janë numrat e kandidatëve në disa qarqe kandidaojnë edhe kandidatë të pavarur. Një votues mund të zgjedh me anë të X apo + kandidatin e pavarur dhe nga ana tjetër është ajo që ka të bëjë me partinë politike apo koalicionin duke vendosur X apo +  dhe do të mund të zgjedh vetëm një numër të asaj partie që ka zgjedhur.

Në fletën e votimit, votuesi mund të votojë qoftë edhe vetëm për një kandidat, pra vetëm njërin nga numrat me shenjën X apo + pa qënë nevoja që të vendos këto shenja te partia apo koalicioni.

Cdo fletë votimi do të pasqyrohet e pavlefshme nëse votohet në mënyra të tjera, ndaj votuesit duhet të votojnë në njërën mënyrë ose tjetër.

Ata të cilët do të kenë dilemma për shkak të memories se në cilin numër duhet të votojnë, mund të marrin këtë informacion se kujt kandidat i përket ky numër dhe brenda dhomës së votimit do të vendosen emrat e kandidatëve bashkë me numrat.

Në lidhje me projektin pilot që do të zhvillohet në zonën 40 në kryeqytet është 100% i garantuar, nuk ka asnjë mënyrë qoftë teknike apo tjetër që mund të verifikohet kush ka votuar për kë.  Ju bëj me dije votuesit e kësaj zone në lidhje me sigurinë e këtij procesi është shumë herë më i sigurt se procesi i votimit normal, ata që duan të votojnë në këtë zonë të shkojnë pasi fshehtësia është e siguruar.

Në lidhje me pajisjet, në cdo qendër votimi, 100% e këtyre qendrave të votimit, akoma nuk janë të kryera me operator, por në këto qendra votimi në zona të thella, akoma ne nuk kemi caktur operator për të kryer identifikimin në procesin e votimit. Procesi i votimit duhet të fillojë në orën 7:00 dhe nuk duhet të fillojë më vonë. Jam besim plotë që nuk do të keni një problem të tillë në ditën e votimit.

Ftoj të gjithë shiptarët të marrin pjesë në votim dhe garantoj se KQZ ka marrë të gjitha masat për një proces të sigurt.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × three =