Home / Shendet / Si duhet t’i japësh gji fëmijës nëse je me covid? Gjinekologia sqaron të gjitha nënat

Si duhet t’i japësh gji fëmijës nëse je me covid? Gjinekologia sqaron të gjitha nënat

Mjeke Hysie Aliko ka folur për gratë shtatzëne që preken nga COVID-19, e mundësinë që virusi të transmetohet nga nëna tek fëmija.

Sipas mjekes, e cila iu referua një studimi të fundit, mundësitë që nëna t’ia transmetojë virusin fëmijës janë shumë të pakta. Gjithashtu shtoi se të infektuarit e nënës me COVID nuk paraqet komplikacione për fëmijët gjatë procesit të gjidhënies. Në emisionin ‘Ftesë në 5’, tha se në rastet kur nëna ka temperaturë, është mirë që qumështi të grumbullohet dhe e më pas t’u jepet fëmijëve.

“Një gjë desha të theksoj, në momentin që gruaja shtatzëne lind një fëmijë dhe në qoftë se ka COVID, duhet të jetë e qetë sepse nuk ndodh transmetimi i këtij virusi nëpërmjet gjirit të nënës. Nëse gruaja në këto raste ka temperaturë të lartë, bëhet mbledhja e qumështit të nënës dhe i jepet fëmijës që të mos të humbasë këtë element të rëndësishëm për rritjen siç është qumështi i nënës”, u shpreh mjekja.

Shpërndaje:

Check Also

4 ushqime që nuk duhet të hani përpara orës 10 të mëngjesit

Shkenca dhe mëngjesi shpesh janë kontradiktore. Nga njëra anë, industria ushqimore këmbëngul se mëngjesi është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + thirteen =