Home / Stili i jetes / Si duhet t’i blejmë këpucët në varësi të formës së këmbëve

Si duhet t’i blejmë këpucët në varësi të formës së këmbëve

Ne e dimë që kur blini një palë këpucë, forma e këmbës është e fundit që mendoni, ose më mirë të themi: Nuk e mendoni fare. Mirëpo anatomia luan një rol të rëndësishëm në rehatinë e këpucëve.

Faktori që ndikon është gjatësia e gishtërinjve. Përgjithësisht, tri janë format e këmbëve: egjiptiane, romake dhe greke.

Si duhet t’i blejmë këpucët në varësi të

NGA E MAJTA NË TË DJATHTË: EGJIPTIANE, ROMAKE DHE GREKE.

Forma egjiptiane

Karakteristikat: Gishti i madh është më i gjati, ndërsa të tjerët vijnë duke u zvogëluar në gjatësi.
Këpucë më të përshtatshme: këpucët të cilat e kanë pjesën e përparme në formë të rrumbullakët ose pak të zgjatur.

Forma romake

Karakteristikat: Gishti i parë, i dytë dhe i tretë janë në të njëjtën gjatësi, të tjerët jo.
Këpucë më të përshtatshme: këpucët të cilat e kanë pjesën e përparme në formë katrore ose të rrumbullakët.

Forma greke

Karakteristikat: Gishti i dytë i këmbës është më i gjati
Këpucë më të përshtatshme: këpucët të cilat e kanë pjesën e përparme të zgjatur, me majë.

Check Also

6 arsye pse duhet të agjëroni, edhe nëse s’jeni besimtarë muslimanë

Orët e para të së premtes shënuan nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët muslimanë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + 9 =