Home / Bota / Shumë pranë nesh, zbulohet rasti i parë i variantit brazilian të COVID-19 në këtë shtet europian

Shumë pranë nesh, zbulohet rasti i parë i variantit brazilian të COVID-19 në këtë shtet europian

Ekipi shkencor i laboratorit të Institutit në Kroaci, i udhëhequr nga dr.sc. Olier Vugrek, ka identifikuar praninë e variantit brazilian në vend.

Sipas mediave lokale, nga 50 mostrat e analizuara, njëra prej tyre rezultoi të ishte i ngjashëm me variantin brazilian të COVID-19.

Sipas raportimeve, mostrat në fjalë u grumbulluan dhe u analizuan nga dhjetori 2020 deri në shkurt të këtij viti. Mostrat u mblodhën në Politekniken Medikol, e më pas u dërguan për një analizë më të specializuar në Institut.

Mostrat thuhet se u mblodhën nga tri qytete kroate, Zagreb, Çakovec dhe Osijek, dhe lloji brazilian u konfirmua në një mostër nga Zagrebi që u testua më 30 janar 2021.

Check Also

U përgëzua për strategjinë anti COVID, ky shtet europian goditet nga vala e tretë e pandemisë

Vala e tretë e pandemisë duket se ka filluar në Suedi, njoftoi sot Agjencia Suedeze …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × one =