Home / Sport / Shtyhet miqësorja Kastrioti-Apolonia, lojtari i Shqipërisë U21 pozitiv me COVID-19

Shtyhet miqësorja Kastrioti-Apolonia, lojtari i Shqipërisë U21 pozitiv me COVID-19

Kastrioti dhe Apolonia do të përballeshin sot në një ndeshje miqësore, por nuk do të ndodhë kështu.

Shkak është bërë testi serologjik i bërë nga Eljon Sota, të cili i janë zbuluar antitrupa të COVID-19. Mbrojtësi do të testohet sërish për të parë nëse është i infektuar, por për momentin është izoluar për të mos rrezikuar, shkruan Abcnews.al.

Nëse del pozitiv, atëherë do të duhet të testohen edhe futbollistët e tjerë të Apolonisë për të parë nëse ndonjë prej tyre është infektuar.

Sota kështu rrezikon të humbasë edhe grumbullimin me Shqipërinë U21, një lajm jo i mirë për trajnerin Alban Bushi, i cili ka pak mbrojtës në dispozicion për takimet me Austrinë dhe Andorrën.

“Anulohet miqësorja mes Kastriotit dhe Apolonisë. Shkak për anulimin e ndeshjes është bërë dalja pozitiv me “Covid 19” e njërit prej lojtarëve të Apolonisë”, thuhet në njoftimin e bërë nga klubi i Kastrioti.

Check Also

50 milion euro për Moratën, Atl Madrid i kthen përgjigje Juventusit

50 milionë euro. Kjo është shuma që Juventusi i ka ofruar Atletico Madridit për të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − fourteen =