Home / Kryesore / Shtuat kile gjatë karantinës? Vjen lajmi i mirë, rihapen palestrat në vend/ Ja masat që duhen respektuar

Shtuat kile gjatë karantinës? Vjen lajmi i mirë, rihapen palestrat në vend/ Ja masat që duhen respektuar

Duke respektuar protokollet e sigurisë të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, janë hapur ditën e sotme për të gjithë frekuentuesit palestrat.

Shqiptarët qëndruan për gati 3 muaj larg palestrave, e në pjesën më të madhe të mbyllur në shtëpi, e kjo ka bërë që shumë persona e kanë tepruar me sasinë e ushqimit, e kanë shtuar në peshë. Gjithashtu mbyllja e palestrave qe një humbje e madhe edhe për frekuentuesit e rregullt, të cilët e kanë ushtrimin fizik pjesë të rëndësishme të jetës së tyre.

Ndryshe nga më parë, tani klientët kur futen në palestër, duhet që të ruajnë distancimin nga njëri-tjetri, ambienti do të dezinfektohet vazhdimisht, sipas rekomandimeve nga MSH.

Problem do jetë përdorimi i dysheve, ndërsa rekomandohet që të evitohen sa më shumë të jetë e mundur.

M.C

Check Also

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë/ BE e gatshme të ndez frymën e bashkëpunimit mes palëve

Gjermania dhe Franca dëshirojnë të rigjallërojnë dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Samiti mbahet të premten. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − twenty =