Përgjatë 24 orëve të fundit 5 persona ka humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa janë konstatuar 833 raste të reja pozitive me kovid. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 3511 testime në terren, ndërsa theksohet se 506 të tjerë janë shëruara nga infektimi i Kovidi.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Sipas autoriteteve shëndetësore 5 qytetarë të cilët kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID, konkretisht janë 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Mati, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 26- 70 vjeç.