Home / Bota / Shtim rekord i rasteve të pastrimit të parave

Shtim rekord i rasteve të pastrimit të parave

Pse në Gjermani u shënua një rritje rekord prej gati 50% i rasteve të pastrimit të parave dhe i transaksioneve të dyshimta.

Zyra Federale kundër Pastrimit të Parave në Gjermani (FIU) ka marrë gjatë vitit të kaluar 114.914 njoftime për dyshime për pastrim parash dhe për financimin e organizatave terroriste. Kjo përbën një rekord dhe një rritje prej gati 50% krahasuar me një vit më parë. Sipas njoftimeve të gazetës “Tagesspiegel” në Berlin pjesa më e madhe e njoftimeve vjen nga bankat gjermane dhe institucionet e tjera financiare, si dhe nga noterë, agjentë pasurish të patundshme dhe pronarë sallonesh lojërash dhe bastesh.

Drejtori i Zyrës Federale kundër Pastrimit të Parave, Christof Schulte, tha për “Tagesspiegel” se njoftimet lidheshin me 355,000 transaksione të dyshimta. “Problem për ne është se ndjekja penale e pastrimit të parave në Gjermani nuk ka traditë,” tha drejtori i FIU-t për “Tagesspiegel”.

Tejet i prekur tregu i pasurive të patundshme

Në raportin e vjetor të FIU-t thuhet se me 77,000 raste sektori më i prekur prej pastrimit të parave dhe i marrëveshjeve të dyshimta të biznesit është në Gjermani tregu i pasurive të patundshme.

Symbolbild Wirtschaftskriminalität (Imago/blickwinkel)

Sipas njoftimeve të FIU-t, 15-30% e të gjithë të ardhurave nga aktivitetet kriminale investohen në pasuri të paluajtshme përmes ndërtimit dhe rinovimit të banesave, blerjes, shitjes dhe dhënies me qira.

“2020 edhe më shumë”

Drejtori i Zyrës Federale kundër Pastrimit të Parave, Christof Schulte, tha po ashtu se gjatë vitit 2020 ka dhe do të ketë dukshëm më shumë njoftime për transaksione të dyshimta sesa vitin e kaluar. FIU po përpiqet të shtojë numrin e punonjësve për t’ju përgjigjur rregullave të reja të aprovuara vitin e kaluar nga Bundestag kundër pastrimit të parave.

Symbolbild Geldwäsche in Deutschland (picture-alliance/dpa/H. Kaiser)

Parlamenti gjerman ndërmori në nëntor të vitit të kaluar një seri masash kundër pastrimit të parave në përpjekje për ta zgjidhur problemin dhe për t’u përshtatur me direktivat e BE-së. Ndër ndryshimet e bëra në ligj ishte vendosja e rregullave më të rrepta që i detyrojnë agjentët e pasurive të patundshme, noterët, tregtarët e metaleve të çmuar dhe qendrat  e ankandeve të denoncojnë, nëse kanë dyshime për transaksione jo të pastra./DW

Check Also

SHBA / Çështje Të Emigracionit, Departamenti I Shtetit Thjeshtëson Procedurat

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) dhe Departamenti i Shtetit (DOS) njoftuan që u kanë më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × three =