Home / Kryesore / Shteti në ditët e etheve elektorale. Lëvizje të shumta në qeverinë e kryeministrit Rama

Shteti në ditët e etheve elektorale. Lëvizje të shumta në qeverinë e kryeministrit Rama

Nga Anisa Muçaj

Janë të pakta ditët që na ndajnë nga shpallja e lëvizjeve të reja që do të ndodhin në kabinetin aktual qeverisës të kryeministrit Edi Rama. Burime nga PS dhe nga administrata e lartë qeverisëse, bëjnë të ditur se në zyra dhe takime të ngushta të krerëve të shumicës socialiste, po diskutohet për një riorganizim elektoral.

Bindja e krerëve të PS-së për një mandat të tretë , i shtyn për t’u rikthyer në një kabinet qeverisës më politik. Diçka të tillë, e ka pranuar edhe kryeministri Rama, i cili pasi ka testuar pakënaqësitë e shumta mes grupeve socialiste në bazë dhe sidomos pakënaqësinë e socialistëve të vjetër, po përpilon projektin e ri të ndryshimeve për fitoren e tretë të PS-së në zgjedhjet e pritshme.

Në muajin gusht , sipas këtyre burimeve për shtypi.net, pritet të ndryshohen disa ministra dhe të ketë një ristrukturim të strukturave elektorale në Partinë Socialiste.

Zëra të ndryshëm dhe burimet e shtypi.net bëjnë të ditur se minister Etilda Gjonaj, Besa Shahini, Belinda Balluku, Anila Denaj do të lenë postet e tyre. Ndërkohë që në këtë valë lëvizjesh përfshihen edhe ministrat: Sandër Lleshaj, Gent Cakaj, Arben Ahmetaj, Blendi Klosi dhe Eduard Shalsi.

Ndërkohë të projektuar për lëvizje dhe ardhje në kabinetin e rikompozuar qeveritar të kryeministrit Rama janë Elisa Spiropali e cila pritet të shkojë ministre e Arsimit, Alket Hyseni bëhet ministër i Brendshëm, Damian Gjiknuri rikthehet ministër i Shtetit, Blerina Gjylameti ministre e Infrastukturës dhe Energjisë, Mirela Kumbaro ministre e Fatkeqësive, Adnor Shameti ministër i Drejtësisë dhe Endri Fuga ministër për Europën dhe i Punëve të jashtme.

Këto janë lëvizjet më të mëdha të ndodhura në kabinetin Rama 2 dhe që pretendojnë të krijojnë një ekuilibër të ri të brendshëm në Partinë Socialiste, e cila po vlerësohet si tejet e konsumuar dhe e lodhur nga vitet e qeverisjes në mandatin e dytë të saj. Këto lëvizje pasojnë ndryshimet më të shumta të ndodhura në nivelet e zëvendësministrave dhe sekretarëve të Përgjithshëm gjatë javës që sapo shkoi./Shtypi.net

Check Also

SHBA-të konfirmojnë vdekjen e eksponentit të lartë të al-Kaidas

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar vdekjen e një eksponenti të lartë të al-Kaidas në Afganistan, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 5 =