Home / Aktualitet / Shteti në aksion! Gjobiten 19 biznese me nga 1 milion lekë, ja për ç’arsye

Shteti në aksion! Gjobiten 19 biznese me nga 1 milion lekë, ja për ç’arsye

Vijojnë gjobat ndaj bizneseve që nuk zbatojnë urdhrin për të ndaluar aktivitetet me muzikë pas orës 20:00.

Gjatë fundjavës që sapo lamë pas janë gjobitur 19 biznese me 1 milion lekë.

“Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, në zbatim të Akteve Normative, gjatë fundjavës janë ndëshkuar me nga 1 milion lekë, 11 administratorë lokalesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orës 20.00 apo nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë.

Konkretisht, 7 lokale në Tiranë, 4 në Durrës, 4 në Lezhë, 3 në Vlorë dhe 1 në Korçë”, njofton policia.

Autoritetet apelojnë të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Check Also

Goditi të ëmën barbarisht, ja çfarë i gjeti policia gjatë shoqërimit

Policia ka arrestuar një 41-vjeçar në Bulqizë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 2 =