Home / Opinion / Shqiptaro-egjiptianët

Shqiptaro-egjiptianët

Nga Astrit LULUSHI-
Gjurmët e shqiptarit në lashtësi kanë humbur. Regjistruar herë si grek, herë si osman ose dikush tjetër, sot mundi i tij është shpërndarë, ka shkuar në të mirën e dikujt tjetër.
Aleksandria, qytet i themeluar nga maqedonasit e lashtë në Egjipt në 331 pes, për nder të Aleksandrit te Madh, ishte një nga qytetet më të mëdha në botën antike. Si rrjedhim, qyteti ka një histori të lashtë maqedonase, greke, armene, hebraike. Shumë biznese në Aleksandri drejtoheshin nga maqedonas e grekë. Shqiptarët dhe grekët, secili, i konsiderojnë maqedonasit e lashtë si të vetët.
Zakonisht, egjiptianët kanë një mendim të lartë për grekët pasi ata ishin pjesë e indit egjiptian për qindra vjet dhe shihen si të ngjashëm me egjiptianët në shumë aspekte. Egjiptianët, posaçërisht Egjiptianët e Veriut, ndajnë shumë aspekte kulturore, ushqime dhe histori me Grekët. Grekët ishin të pranishëm në Egjipt që nga shekulli i 7-të pes; ata ndërtuan qytete e koloni dhe kontribuan shumë në kulturën, ekonominë dhe ushtrinë egjiptiane. Ky kontribut arriti kulmin gjatë periudhës ptolemeike, kur gjenerali maqedonas Ptolemeu mori në zotërim pjesën e tokave të pushtuara nga Aleksandri i Madh, dhe krijoi dinastinë e vet. Kjo periudhë ishte një nga pikat më të ndritshme në historinë e Egjiptit kur kulturat e pasura të egjiptianëve dhe maqedonasve u përzien.
Në kohët moderne, një diasporë greke u themelua në Egjipt në 1843. Muhamed Ali (shqiptar), sundimtari i Egjiptit, inkurajoi emigrimin e punëtorëve të kualifikuar në Egjipt nga e gjithë Evropa dhe u ofroi atyre privilegje dhe mbrojtje. Në atë kohë, ekonomia egjiptiane po lulëzonte (Kanali i Suezit, industria e pambukut dhe sektori bankar).
Shqiptarë e grekë jetonin kudo në Egjipt, por numri më i madh ishte në Aleksandri, Kajro, Port Said, Mansoura dhe Minia. Është vlerësuar se 400,000 grekë e shqiptarë jetonin në Egjipt deri në vitin 1950, para Eksodit pas grushtit të shtetit të Nasserit kundër mbretit Faruk, pasardhësit të fundit të dinastisë së shqiptarit Muhamet Ali.
Shqiptarë e të tjerë nga Europa në Egjipt erdhën për të jetuar dhe punuar dhe nuk dëshironin të ishin qytetarë të privilegjuar. Ata bënë çdo lloj pune, ndërtuan spitale, kisha,shkolla e jetimore, institucione, hodhën bazat e Egjiptit si shtet modern, dhe për këto ruhen në kujtesë.

Check Also

Zgjedhjet më të rëndësishme në histori

Nga Erjon UKA- Po të rikthehemi pas me kujtesën, fraza “këto janë zgjedhjet më rëndësishme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × four =