Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në qytetin e Barcelonës. Ngjarja ndodhi të premten pas pas mesdite në rrugën ‘Consolat del Mar’ të qytetit të Barcelonës.
Mediat spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për një ngjarje të dhunshme, ndërsa nuk bëjnë të ditur identitetin e shqiptarit.
Ky i fundit mundi t’i mbijetonte plagësve të marra në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e nevojshme mjekësor. Në lidhje me rastin nuk ka asnjë person të ndaluar ndërkohë që grupi i ekpertëve po vijon hetimet për zbardhjen e autorit dhe motiveve të sulmit me thikë.