Home / Kulture / Shqiptari imagjinar/ Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe

Shqiptari imagjinar/ Simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe

Nga Enver ROBELLI –

Filologu serb Aleksandar Pavlloviq (*1976) ka shkruar një libër mjaft interesant mbi raportet mes serbëve dhe shqiptarëve. Titullohet: „Shqiptari imagjinar: simbolika e Kosovës dhe figura e shqiptarit në kulturën serbe“.
Në libër Pavlloviq sjell shumë shembuj se si nisi histeria antishqiptare në politikën serbe, në qarqet intelektuale dhe në shoqëri. Me dobësimin e Perandorisë Osmane dhe me futjen nën administrim të Bosnjës nga Perandoria Danubiane (austrohungareze) Serbia nisi të bëjë plane për zgjerim drejt jugut, meqë Bosnjën nuk mund ta merrte.
Përnjëherë, sipas Pavlloviqit, shqiptarët u reduktuan në „myslimanë të Kosovës“, „aleatë të turqve“, „torturues të serbëve“. Më parë në këngët serbe shqiptarët përshkruheshin si „trima“ dhe „të ashpër“. Pavlloviq tregon shembullin e Musa Kesexhisë që në një këngë popullore serbe përshkruhet si njeri që ka „tri zemra trime“ dhe të cilin Marko Kraleviqi e mposht si rezultat të mashtrimit, e pastaj e vajton si trim më të mirë se veten e tij.
Aleksandar Pavlloviq thekson se autorët serbë dinin shumë pak për Kosovën e sotme dhe Maqedoninë. Vuk Karaxhiqi për shembull vetëm thekson këtë: „Në të vërtetë nuk dihet ende sa ka serbë në Arnauti dhe në Maqedoni“.
Në një intervistë me revistën „Vreme“ Aleksandar Pavlloviq thotë: „Si shfrytëzues i buxhetit e ndjej për obligim të promovojë përmbajtjet të cilat do të na pajtojnë dhe afrojnë me fqinjtë dhe botën dhe jo të thellojnë vetëizolimin dhe autizmin tonë“.

Check Also

“Vitet e Pritjes”, sot premiera botërore e versionit të restauruar

Sot shfaqet premiera botërore online e versionit të restauruar të filmit artistik “Vitet e Pritjes” …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − fifteen =