Home / Aktualitet / Shqiptarët në kampet siriane, Çuçi prej dy ditësh në Beirut

Shqiptarët në kampet siriane, Çuçi prej dy ditësh në Beirut

Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi prej dy ditësh ndodhet në Beirut bashkë me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano.

Vizita e Çuçit në Beirut zhvillohet në kuadër të riatdhesimit të shtetasve shqiptarë që ndodhen në kampet siriane. Në “Facebook” Çuçi shkruan se është takuar me me drejtorin e përgjitshëm të sigurisë në Liban, Gjeneral Major Abas Ibrahim, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij në riatdhesimin e shqiptarëve.

Postimi

Në vijim të angazhimit të qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në kampet siriane, prej dy ditësh ndodhem në Beirut. Bashkë me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano, zhvillova një takim me drejtorin e përgjitshëm të sigurisë në Liban, Gjeneral Major Abas Ibrahim. E falenderova Gjeneralin për gjjthë kontributin e tij të çmueshëm në këtë proces dhe e garantova për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në çështje të sigurisë dhe sidomos në finalizimin me sukses të këtij operacioni të vështirë në një kohë sa më të shkurtër. Vizita në Beirut është gjithashtu tregues domethënës i këmbënguljes së qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria. Do të punojmë me po të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri për të finalizuar me sukses edhe këtë operacion ashtu sikundër bëmë radhën e parë./ Opinion.al

Check Also

Thethi i bllokuar nga bora, ja sa familje rrezikojnë të mbeten pa votuar

Na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet e së dielës ndërkohë që banorët Shkodrës të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − eighteen =