Home / Aktualitet / Shqiptarët e Greqisë nesër në protestë për hapjen e kufijve

Shqiptarët e Greqisë nesër në protestë për hapjen e kufijve

Shoqata shqiptare në Greqi organizon nesër një protestë paqësore në Athinë, për të kërkuar nga autoritetet përkatëse hapjen e kufirit.

Njoftimi për tju bashkuar protestës është shpërndarë në Facebook:

“Hapni doganat tani !

Mos na refuzoni shtëpinë tonë!

Edhe një herë tjetër si emigrantë shqiptarë dhe qytetarë të Greqisë ndjejmë nevojën kaq shumë të kemi një zë të lartë, të fuqishëm dhe të fortë…!

Përse qeveria greke mban mbyllur kufirin me Shqipërinë dhe ka kufizuar në mënyrë asfiktike numrin e hyrjes në Greqi, ndërkohë që me shtetet e tjera ndodh  krejtësisht e kundërta?

Përse ky dallim të bëhet vetëm me shqiptarët dhe i detyron ata të gjejnë zgjidhje të tjera?

Përse në këtë moment kur kufizimi i hyrjeve ndëshkon edhe vetë fermerët grekë të cilët janë në pritje të mijëra punëtorëve të kualifikuar sezonal që vijnë nga Shqipëria?

Përse ky dallim edhe ndaj minoritarëve grekë ?

Përse duhet të “ndëshkohen” me mijëra biznese nga të dy anët e kufirit të cilët kontribuojnë në ekonominë e vendit?

Ju bëjmë thirrje të gjithëve pa përjashtim dhe dallim, të mblidhemi më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma” të kërkojmë të drejtat tona në mënyrë Demokratike në një protestë Paqësore.

Të dëgjohet zëri ynë nga qeveria greke, të cilës ne i bëjmë thirrje të rishikojë qasjen e padrejtë ndaj nesh, qytetarëve të saj, pasi vazhdon me penalizmin duke mbajtur mbyllur pikat doganore dhe kështu na privohet një e drejtë themeltare  për të udhëtuar drejt  vendlindjes dhe anasjelltas në vendit ku kemi zgjedhur të jetojmë dhe ndërtuar jetën tonë, Greqi!

I bëjmë thirrje çdo qytetari, bashkatdhetari, intelektuali, organizate, shoqate etj, të organizohemi dhe të protestojmë në mënyrë demokratike, pasi nga qeveria shqiptare nuk kemi patur asnjëherë mbështetje!

Të mos mungojë askush, të gjithë së bashku më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma” ora 18:00.”

Check Also

Korrupsion, trafik droge dhe ngacmim seksual/ 29 efektivë të policisë nën akuzë për vitin 2021

29 raste të procedimeve ose arrestimeve të punonjësve të Policisë, përfshirë atyre të rëndit, SHÇBA-së, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 + five =