Home / Opinion / Shqiptarët apo serbët u bashkuan me austriakët kundër osmanëve?

Shqiptarët apo serbët u bashkuan me austriakët kundër osmanëve?

Blerim Latifi
Historiografia shqiptare dhe ajo serbe japin versione të ndryshme mbi ngjarjet që ndodhën në Kosovë në fundin e vitit 1689 dhe në fillimin e vitit 1690, kur ushtria austriake hyri në Kosovë dhe e dëboi ushtrinë osmane. Serbët thonë se ishin ata që u bashkuan me austriakët dhe kur osmanët u kthyen, u detyruan të largohen nga Kosova, në të ashtuquajturin “eksodin e madh serb”, pas të cilit, sipas tyre, Kosova u popullua me shqiptarë.
Historiografia shqiptare jep një version komplet tjetër: ishin shqiptarët ata që u bashkuan me austriakët kundër osmanëve. Historiani i famshëm britanik Noel Malcolm, në librin e tij më të ri “Rebels, Believers, Survivors. Studies in the History of the Albanian”, sjell një dokument të ditëve kur po zhvillohen ngjarjet në Kosovë, i panjohur më parë nga studiuesit e atyre ngjarjeve.
Ja teksti i Malcolm-it : “Midis letrave të Ludwig von Baden-it në Karlsruhe, ekziston një kopje e një letre të ndaluar, në frëngjisht, e shkruar nga një sekretar i Ambasadës Angleze në Stamboll më 19 Janar 1690, i cili raporton se “gjermanët” në Kosovë “kanë rënë në kontakt me 20.000 shqiptarë [“Albanois”], të cilët i kanë kthyer armët e tyre kundër turqve”. Kjo mund të jetë domethënëse, sepse informacioni i shkrimtarit me sa duket ka ardhur përmes kanaleve osmane, dhe fjala osmane për “shqip”, “arnavud”, nuk ishte thjesht një term gjeografik, por i referohej një populli me një gjuhë të veçantë. Shumica e këtyre provave tregojnë se pjesa më e madhe e njerëzve që u mblodhën për Piccolomini-n në Prizren, si 5.000 vetat që dolën nga qyteti për ta përshëndetur atë, ashtu edhe të tjerët që arritën në 20.000, sipas kritetreve tona bashkëkohore, ishin shqiptarë”.
Kuptohet se në krye të kësaj ushtrie kryengritëse ishte legjendari Pjetër Bogdani.
Kështu çmontohen mitet e historiografisë serbe, e jo me deklarata patriotike e folklorike.
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, syze, text that says 'Noel Malcolm Rebels, Believers, Survivors Studies in the History of the Albanians'

Check Also

KU TA GJEJMË NJË MASHTRUES SI DICK MARTY?

Shkruan: Xhemal AHMETI Fatkeqësia më e madhe e kosovarëve është fakti që ata nuk ia …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + 17 =