Home / Aktualitet / Shqipëria,Meksika dhe Amerika!

Shqipëria,Meksika dhe Amerika!

Nga Ilir KADIA-

M’u kujtuan zgjedhjet e 29 qershorit 1997!

Presidenti Berisha kish humbur votën politike por Leka Zogu pretendonte se kish fituar referendumin dhe Shqipëria tani ish e tij!Ai u vesh ushtarak dhe, në krye të përkrahësve të armatosur, u nis nga sheshi “Skenderbeg”, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, drejt Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për t’a detyruar t’a shpallte fitues!I shihja përkrahësit e tij që ngrinin lart armët e gjerdanët me fishekë mitrolozi e s’di pse kujtoja skenat e “Rroftë Zapata” e Marlon Brando me sombrero e qillota të zeza! Leka Zogu ish më i gjatë se ai dhe ngjante si lojtar basketbolli i NBA i thirrur në zbor!Kur mbërritëm tek “Pallati i Kongreseve”,nga mbrapa,tek dera e KQZ, një polic u doli para por monarkistët në çast e çarmatosën dhe bënë hap përpara për të shkuar drejt kutive të votimit!U pa dora në ajër e policit dhe u dëgjua një krismë…! Në çast ajo e breshërive të pafund!Policia kish zënë lartësitë e Stadiumit “Qemal Stafa” dhe shtinte njëkohshëm!Unë kisha pranë një kolege,Manjola Tërshana.Ajo u mblodh një grusht!E zura përdore duke u tërhequr mbi bar larg nga Pallati Kongreseve! Pesë gjashtë përkrahës të mbretit nxitonin drejt bulevardit duke piskatur për makinë e duke mbajtur në vigun e krahëve të tyre një kryengritës të larë në gjak me kokë të varur poshtë!Të shtënat vazhdonin paprerë! Ndërsa thirrja “Duam votat tona!” heshti që nga krisma e parë e pistoletës së policit! Leka Zogu iku fill nga Shqipëria dhe u kthye më vonë kur Presidenti i Ri i dha disa nga pronat e të atit, Mbretit Të Shqipëtarve Ahmet Zogu që la Shqipërinë kur e pushtoi Italia dhe që vdiq në mërgim!Leka Zogu vdiq në ish Pallatin e Pionerëve pa u bërë mbret!

Ma kujtoi Amerika 29 Qershorin 1997! Ata përkrahësit e Presidentit Tramp që bërtisnin para një qëndre zgjedhore:”Stop voting!” Si do shkojë puna atje?! Një zot e di!Kur është fjala për votë(lexo pushtet) edhe Amerika u bëka Shqipëri,edhe Shqipëria Meksikë! Edhe bota rrëmujë!

Check Also

Tito e helmoi Stalinin?

Josif Stalini, në vitin 1923 i dërgoi një letër Byrosë Politike, përmes së cilës informon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five − five =