Home / Aktualitet / Shqipëria nuk gjen qetësi/Të shtënat me armë në Durrës, humb jetën 39-vjeçari, i biri në spital i plagosur

Shqipëria nuk gjen qetësi/Të shtënat me armë në Durrës, humb jetën 39-vjeçari, i biri në spital i plagosur

Ka humbur jetën një nga personat që u qëllua me armë mbrëmjen e sotme në  lagjen nr. 13  në qytetin e Durrësit. Mësohet se viktima është Armando Baboçi, 39 vjeç, ndërsa djali tij Erald Gjini, 19 vjeç ndodhet ende në spital. Bëhet me dije se 19-vjeçari ka ndërruar mbiemrin.

Sipas informacioneve, dy personat që u qëlluan me armë zjarri mbrëmjen e sotme janë kontingjent të krimit. Më herët, policia njoftoi se ishin shoqëruar 6 persona, mes tyre dhe autori i ngjarjes.

Fillimisht ka pasur një sherr me sende të forta si shkop bejsbolli dhe karrige dhe më pas ngjarja ka degjeneruar me përdorimin  e armëve të zjarrit, duke i shkaktuar vdekjen 39-vjeçarit dhe plagosjen e të birit.

Check Also

“Plasin” arrestimet ditën e sotme, i vihen prangat 24 vjeçarit në Përmet, policia i gjen dy shkelje

Një tjetër person është arrestuar gjatë kësaj të mërkure, nga Policia e Gjirokastrës. Shtetasi H.Sh, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × five =