Home / Aktualitet / Shqipëria futet në “listën e zezë”/ SHBA merr vendimin e madh për zyrtarët që cenojnë stabilitetin në Ballkan

Shqipëria futet në “listën e zezë”/ SHBA merr vendimin e madh për zyrtarët që cenojnë stabilitetin në Ballkan

Joe Biden ka dhënë urdhër ndalimi pasurish për destabilizuesit në Ballkan përfshirë Shqiëprinë.

Personave të përfshirë në afera korruptive madhore në vendet e Ballkanit Perëndimor do t’u sekuestrohen pasuritë që kanë, ose mund të vënë në të ardhmen në SHBA, apo institucion amerikan jashtë territorit të SHBA.

Ky është urdhri i fundit i nxjerrë nga Presidenti Joe Biden.

“Të gjitha pronat dhe interesat që janë në SHBA, që hyjnë në të ardhmen në SHBA, apo që që janë ose mund të bien në zotërimin, apo kontrollin e një shtetasi amerikan bllokohen menjëherë dhe nuk mund të transferohen, paguhen, eksportohen, tërhiqen, apo çdo formë tjetër marrëveshje për të gjithë personat e përcaktuar nga Sekretari i Thesarit në konsultim me Sekretarin e Shtetit”, thuhet në urdhrin e Presidentit Biden.

Presidenti amerikan ka amenduar një vendim të 2001, që deri më tani përfshinte vetëm personat e akuzuar për krime lufte, ose që SHBA kishte vlerësuar si kërcënim për sigurinë dhe interesat e saj. Me ndryshimet e reja përfshihen edhe personat e shpallur non grata në SHBA me akuzat që lidhen me korrupsionin.

“…që janë përgjegjës, apo bashkëpunëtorë, që janë angazhuar direkt, apo indirekt në korrupsion në Ballkanin Perëndimor, përfshirë korrupsionin nga, ose të lidhur me qeverisjen në Ballkanin Perëndimor, si keqpërdorimi i aseteve publike, shpronësimi i aseteve private për fitime personale, apo qëllime politike, apo për rryshfet”, thuhet në përcaktimin e ri.

Check Also

Takimi Biden-Putin/ Pse nuk do të japin konferencë të përbashkët shtypi

SHBA Presidentët Biden dhe Putin kanë nisur takimin në mesditën e kësaj të mërkure, në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − ten =