Home / Aktualitet / “Shqipëria e para në Europë për azilantët ekonomikë”, reagon Presidenti Meta

“Shqipëria e para në Europë për azilantët ekonomikë”, reagon Presidenti Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ngritur shqetësimin që Shqipëria është e para në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë.

Kreu i shtetit thotë se është koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët, duke sugjeruar marrjen e masave të menjëhershme si lufta efikase kundër varfërisë, anulimi i koncesioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave, hapja e vendeve të reja të punës, etj., në mënyrë që të ndalohet shpopullimi i vendit.

Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile.

Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan.

Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin.

KOHA PËR TË MENDUAR DHE VEPRUAR PËR SHQIPTARËT”, u shpreh Meta.

Check Also

Mutacionet e Covid-19 e bëjnë shqetësuese situatën në Greqi, rritet numri i të moshave të reja në spitale

Është shtuar ankthi nga koronavirusi në Greqi, pas numrit gjithnjë në rritje të të rinjve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + 16 =