Qeveria e Shtetit të Izraelit dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet Ministrit të Jashtëm Gabi Ashkenazi dhe Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë Bardhyl Canaj, zhvilluan sot një takim bilateral i cili u finalizua me nënshkrimin e Konventës për eliminimin e Taksimit të Dyfishtë.

Realizimi i kësaj Konvente bëhet me qëllimin për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimin mbi të ardhurat, pa krijuar mundësitë për mos-tatim ose tatim të reduktuar nëpërmjet evazionit ose shmangies tatimore (duke përfshirë nëpërmjet marrëveshjeve mbi zbatimin e traktateve të favorshme, të cilat synojnë të përfitojnë lehtësirat e ofruara në këtë Konventë për përfitim të tërthortë të banorëve të Shteteve të treta);

1. Kjo Konventë zbatohet për personat që janë rezidentë në njërin ose në të dyja Shtetet Kontraktuese.

2. Për qëllimet e kësaj Konvente, të ardhurat e gjeneruara nga ose nëpërmjet një subjekti ose marrëveshjeje, e cila trajtohet si plotësisht apo pjesërisht transparente nga pikëpamja tatimore sipas ligjit për tatimet të secilit Shtet Kontraktues, konsiderohen si të ardhurat e një rezidenti të një Shteti Kontraktues, por vetëm deri në masën që këto të ardhura trajtohen për qëllimet e tatimit nga ai Shtet, si të ardhura të një rezidenti të atij Shteti. Në asnjë rast, dispozitat e këtij paragrafi nuk interpretohen se cenojnë të drejtat e një Shteti Kontraktues për të tatuar rezidentët e atij Shteti Kontraktues.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri