Home / Aktualitet / Shqetësimi i Bankës Botërore: 60 milionë njerëz mund të përballen me varfëri ekstreme nga COVID-19

Shqetësimi i Bankës Botërore: 60 milionë njerëz mund të përballen me varfëri ekstreme nga COVID-19

Banka Botërore ka paralajmëruar se pasoja nga pandemia do të jenë të mëdha dhe se deri në 60 milionë persona do të vuajnë nga varfëria ekstreme.

Paralajmërimi u dha nga presidenti David Malpass, që shtoi se BB pret që rritja ekonomike të tkurret për 5 për qind këtë vit, derisa kombet përballen me pandeminë.

Kjo situatë e krijuar pas pandemisë, ka ndikuar në humbjen e miliona vendeve të punës dhe dëmtimin e bizneseve, sidomos në vendet më të varfra.

Miliona burime për jetesë janë shkatërruar dhe sistemet e kujdesit shëndetësor janë në tension në gjithë botën”, ka thënë ai.

Vlerësimi ynë është që deri në 60 milionë persona do të shtyhen drejt varfërisë ekstreme – që shkatërron përparimin e bërë në zhdukjen e varfërisë në tre vjetët e fundit”, ka paralajmëruar ai.

Banka Botërore e përcakton “varfërinë ekstreme” kur një person jeton me më pak se 1.90 dollarë në ditë.

Ky institucion me bazë në Uashington është duke ofruar grante dhe kredi me interes të ulët në vlerë të 160 miliardë dollarëve, për t’iu ndihmuar vendeve të varfra në luftimin e krizës.

Malpass ka thënë se 100 shtete, që janë shtëpi për 70 për qind të popullsisë në botë, tani kanë siguruar financa emergjente.

K.GJ

Check Also

Mali i Zi në 1 Qershor hap kufirin me Shqipërinë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sqaron procedurat

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi i ka vënë në dijeni …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − two =