Home / Kulture / Shpirti im në amanet!

Shpirti im në amanet!

Nga Lefter ÇIPA-

Ikën zogjtë, ika unë,
Lamtumirë o miq dhe shokë!
Do shkoj atje ku kam punë,
Do shkoj në një tjetër botë.
Ndaj mos pyesni për mua,
Se kështu kanë ardhur kohët,
Do largohem, dua s’dua,
Edhe lundër do të bëj lotët.
Andej do të jem për vite,
S’dihet, sa vjet do largohem?!
Veç mos më thoni që vdiqe,
Se një ditë prapë do kujtohem.
Do kujtohem të vij prapë,
T’u takoj, me ju të çmallem,
Dhe në mbetsha m’atë anë,
Do ngjallem, për ju do ngjallem!
Dhe një mal të kem mbi vete,
Dhe të kem një mal me gurë,
Shpirti im me amanete,
Do vij shpejt të puth flamurë.
Të shikoj shtizën e lartë,
Që kanë merak kurbetlinjtë,
Prandaj shokë do vij prapë,
Do vij prapë…ndonjë ditë.

Check Also

Filmi shqiptar “Bolero në vilën e pleqve”, me çmimin “Best Female Scriptwriter” në festivalin e Kanadasë

Filmi shqiptar “Bolero në vilën e pleqve” me regji nga Spartak Pecani merr një tjetër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + 9 =