Home / Kulture / Shpëtoi qindra hebrenj, rrëfehet në BBC historia e Kadri Cakranit

Shpëtoi qindra hebrenj, rrëfehet në BBC historia e Kadri Cakranit

BBC në serinë e saj “Lufta e gjyshërve të mi” e cila rrëfen histori të luftës së dytë botërore që vijnë nga pasardhës të tyre që janë të njohur, zë vend dhe historia e shqiptarit Kadri Cakrani.

Mbesa e tij, shkrimtare amerikane, Elisabeth Vrato rrëfen historinë e atij që shpëtoi qindra hebrenj. Ajo mundi të zbulonte vetëm vitin e shkuar historinë e Cakranit i cili veproi si një humanist i vërtetë dhe trim gjatë holokaustit në Europë.

Komandanti i Ballit Kombëtar në Berat shpëtoi rreth 600 hebrenj teksa ishte oficer ushtarak në rajonin e Beratit gjatë pushtimit nazist.

Më herët Elisabeth kishte ardhur në Shqipëri për të mbledhur të dhëna, dhe zbuloi dokumenta që tregonin se ai kishte ndihmuar në shpëtimin e hebrenjve, duke realizuar një dokumentar mbi jetën e tij.

Historia e Kadri Cakranit u botua në Facebook e Katedrës së Albanologjisë “Hidai Bregu” në Universitetin “DePaul” në Chicago.

Cakrani kishte avantazh se fliste rrjedhjshëm gjermanisht për shkak të studimeve të tij në Vjenë dhe mundi të mbulonte me zgjuarsi hebrenjtë që u strehuan në Berat. Sa herë që mësohej se do të bëheshin spastrime nga nazistët ai i zhvendoste hebrenjtë duke ndërmarrë një rrezik të madh personal.

Cakrani më pas u bë vetë refugjat pasi iu kundërvu diktatorit komunist Enver Hoxha dhe i ndihmuar nga kolonelët britanikë David Smiley dhe nënkolonel Billy McLean shpëtoi në një kamp të personave të zhvendosuyr në Itali. Atij iu dha azil politik nga presidenti Harry T ruman dhe punoi me inteligjencën amerikane në përpjekje për të rivendosur demokracinë në Shqipëri. I zemëruar me të, Hoxha sekuestroi të gjithë pasurinë e Cakranit.

Kadriu nuk foli kurrë publikisht kundër Hoxhës apo punës së tij për të strehuar hebrenjtë në mënyrë që të mos rrezikonte jetën e shokëve të tij që mbetën pas perdes së hekurt të regjimit të Hoxhës. Historia e tij mbeti e patreguar për dekada.

Shkrimtarja amerikane Vrato thotë se mësoi për herë të parë për historinë e gjyshit të saj përmes një postimi në Facebook për Muzeun e ri Solomon të Historisë Hebraike në Berat në vitin 2020. Ajo vizitoi muzeun pak para se të mbylleshin kufijtë për shkak të pandemisë. Dëshmitë, korrespondencat dhe fotot në lidhje me veprimet vetëmohuese të gjyshit të saj të mbledhura nga profesori Simon Vrusho mud të shihen dhe në faqen online KadriCakrani.org.

“Jam shumë krenare që kjo histori më në fund të mund të tregohet. Gjyshi im na tregon aspektet e mira të njerëzimit dhe të Europës”, thotë Vrato./Diaspora

Check Also

AGIM MATO YNË I MADH(Në vend të In memoriam)

Nga Anton Nikë BERISHA “Intelektualët e vërtetë, qi me vetëdije të detyrës s’vet, ushtrojnë profesín …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + eighteen =