Home / Aktualitet / Shpëtoi 7 persona nga zjarri, por humbi jetën e tij, rrënqeth vëllai i Arjan Salës: Po më digjet zemra o vëllai im

Shpëtoi 7 persona nga zjarri, por humbi jetën e tij, rrënqeth vëllai i Arjan Salës: Po më digjet zemra o vëllai im

orcat zjarrfikëse kanë gjetur trupin e Arjan Salës, pas më shumë se 59 orësh kërkime dhe betejë me flakët te qendra tregtare Casa Italia. 32 vjeçari u fut pasditen e 24 marsit në magazinën e objektit për të shpëtuar punonjësit nga flakët, por mbeti vetë brenda.

Vëllai i tij, edhe ai punonjës sigurie, ka bërë një shkrim rrëqethës për ikjen e të vëllait.

“Po me digjet zemra o vellai im që akoma stë kanë nxjerr nga rrënojat e vartës së zjarrit. Oooo zoooot ca me ke ber o zooot, ca më ke bërë. Kaq i ri më le vetëm edhe në fund ti dole hero. Ne zemrën time do jesh gjersa të vdes edhe kur te vdes do iki me mendje tek ti.

Me ike me le vetem para kohe. Pas disa orësh kërkime nën rrënoja trupi jotë u gjet  Tani erdhi monenti për të then o vellai im o vëllai im o Heroj im o Heroj im, me ike në lule të rinisë. Qofsh i xhenetit të qoft dheu i lehtë. Ooo zoooot ca plage me ke shkaktuar ooo zot”, shkruan i vëllai i Arjan Salës, Edmond Sala.

Trupi i të riut u gjet mëngjesin e sotëm nga forcat zjarrfikëse që ishin angazhuar në operacionin te Casa Italia. Xhaxhai i Arjan Salës që u fut në rrënoja pas shuarjes së flakëve, ka identifikuar skeletin e nipit të tij, i cili pavarësisht djegieve në pjesë të ndryshme ishte i rregullt.

Check Also

Krijonte nëndetëse për kartelat e drogës, arrestohet ‘bosi’ shqiptar në SHBA

Shqiptari Ylli Didani, është arrestuar në SHBA, pasi akuzohet se ka punuar në krijimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − 4 =