Gjon Mena është personi të cilit i është bërë një atentat mëngjesin e sotëm në qytetin e Kamzës.
Në momentin që Mema shtypi pultin e çelsave për të hyrë në automjet, ndodhi dhe aktivizimi i lëndës plasës duke bërë që mjeti të shpërthente. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një plan të dështuar për eleminimin e Memës, apo me një paralajmërim ndaj tij.
Si pasojë e shpërthimit ai u plagos në këmbë jashtë rrezikut për jetën.
Në zonën ku ka ndodhur ngjarja pritet që të bëhet kqyrja e kamerave të sigurisë për të zbuluar më shumë për personin që ka vendosur lëndën plasëse në automjet.
Objektivi i atentatit nuk njihet si një kontigjent kriminal dhe nuk dihen ende arsyet e një plani për eleminimin e tij.