Home / Aktualitet / Shpërthimi në Tiranë/Policia jep detaje: Ja pista kryesore ku po hetojmë! Dyshohet se…

Shpërthimi në Tiranë/Policia jep detaje: Ja pista kryesore ku po hetojmë! Dyshohet se…

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj deklaroi për mediat se atentati në Tiranë ku mbeti i plagosur Preng Gjini, ka lidhje me hakmarrjen.

Ka pista për një hakmarrje midis personit të sulmuar dhe disa qytetarëve të tjerë jashtë Tiranës, tha Jaupaj, duke u treguar i rezervuar për shkak të hetimeve.

“Sapo mjeti është futur në urë me drejtues Preng Gjini, ka ndodhur një shpërthim. Është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e departamentit të policisë kriminale, në bashkëpunim me një qark tjetër.

Po kryehen veprime hetimore, me ekspertë për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Janë ngritur edhe pistat e hetimit, dhe nuk mund ta bëj ende me dije. Ka pista për një hakmarrje midis personit të sulmuar dhe disa qytetarëve të tjerë jashtë Tiranës”, deklaroi Jaupaj.

Atentati në Tiranë/ Drejtori i policisë jep detaje: Ja pista

Shpërthimi ka ndodhur ndërsa mjeti ishte në lëvizje e sipër në urën pranë stacionit të fundit të Tiranës së Re. Dyshohet se bëhet fjalë për një minë të telekomanduar.

Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe po punon për mbledhjen e provave në vendngjarje. Ndërkohë që në këtë urë ndodhen të vendosura dhe shumë kamera të cilat mund të ndihmojnë hetuesit për të mësuar më shumë rreth shpërthimit.

Check Also

Personat e prekur nga kjo sëmundje mund t’i shpëtojnë koronavirusit

Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Dukës të Karolinës së Veriut ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + 12 =